Ardian Kastrati ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në mandatin e kaluar, por më 9 shkurt mori një goditje të rëndë elektorale duke mos marrë vota as për së afërmi për t’u bërë sërish deputet.
Ai madje kur e kuptoi se nuk është më deputet, përmes një reagimi publik akuzoi kryetarin Memli Krasniqi se e ka bllokuar në terren me siç ka thënë ai bandat e tij.
Ardian Kastrati në komunën e Leposaviqit nuk ka marrë asnjë votë, komunë ku votojnë qindra shqiptarë të fshatrave shqiptare në këtë komunë me shumicë serbe.
Derisa bashkëpartiakët e tij kanë marrë disa vota, ai nuk e ka marrë asnjë./Veriu.info/