Kosovare Murseli është një nga emrat e rinj që ka arritur të sigurojë një mandat deputeteje në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo ka ndarë një moment me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, duke shprehur përkushtimin për të sjellë ndryshime pozitive.
“Me Kryetarin Memli Krasniqi, bashkë mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për Kosovën!” ka shkruar Murseli në një postim, duke falënderuar mbështetësit e saj për votën e dhënë.
PDK ka siguruar një numër të konsiderueshëm mandatesh në zgjedhjet e fundit, ndërsa Murseli pritet të jetë një zë i ri brenda partisë në legjislaturën e ardhshme.