Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump, Kash Patel, e ka marrë konfirmimin nga Senati amerikan për të qenë drejtor i ardhshëm i FBI.
Rezultati ishte i ngushtë, ku për Patel në krye të FBI ishin 51 senatorë, ndërsa 49 ishin kundër, përfshirë dy republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski, shkruan BBC.
Pas votimit nga Senati, Kash Patel u takua në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dërguarin presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell dhe Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi.