Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Vushtrrisë, Idrizi i bindur në jetësimin e projekteve kapitale: Sivjet përfundon projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat e Qyqavicës

22/02/2025 - 12:15
në Lajme
A A
Kryetari i Vushtrrisë, Idrizi i bindur në jetësimin e projekteve kapitale: Sivjet përfundon projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat e Qyqavicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë për Ekonomia Online se këtë vit do të përfundojnë të gjitha projektet e prezantuara në fushatë zgjedhore. Ndonëse ka mbetur edhe një vit deri në përfundim të mandatit, Idrizi shpreh bindje në përmbushje të zotimeve.

I pari i Vushtrrisë ka thënë se aktualisht janë në përfundim e sipër projekti i sheshit të qytetit dhe projektet tjera infrastrukturore, si dhe ndërtimin e shkollës fillore “Mustafë Venhari”, ndërsa thekson nevojën e mbështetjes së rinisë si mundësi të vetme për ta ndalur migrimin.

“Në komunën e Vushtrrisë janë duke u realizuar projektet, nuk jemi ndalë fare sepse shumica e projekteve kanë qenë projekte dyvjeçare, kështu që jemi në vitin e fundit të realizimit të projekteve dhe ky vit do të shënojë finalizimin e të gjitha projekteve të premtuara nga ana ime si kryetar. Aktualisht është duke u punuar në shesh. Këtë vit do të përfundojë sheshi bashkë me parkingun nëntokësor, me amfiteatër verore dhe të gjitha pjesët tjera e dyqane. Është duke u punuar edhe në tregun e qytetit që do të përfundoj sivjet, po ashtu do të përfundojë edhe shkolla ‘Mustafë Venhari’ që është një shkollë model, mandej kemi infrastrukturën rrugore”, ka thënë Idrizi, teksa shton se këtë vit pritet të përfundojë projekti i furnizimit me ujë të pijshëm fshatrat e Qyqavicës.

“Do të përfundojë edhe rruga ‘Lumni  Surdulli’, rruga ‘Bekim Berisha’, do të përfundojë edhe furnizimi me ujë i fshatrave të pjesës lindore edhe i fshatrave të Artakollit të Qyqavicës, do të përfundojë edhe rruga ‘Drenica’ e cila veçse është asfaltuar dhe tash janë në fazën ku janë duke u rregulluar edhe trotuaret e shtegu i biçikletave”, u shpreh Idrizi.

Një projekt tjetër që përmend Idrizi është edhe fillimi i futjes nën menaxhim të qenve endacak të cilën e sheh si problem madhor për qytetarët.

Idrizi ka thënë se punë të madhe po bëjnë edhe në mbështetjen ndaj të rinjve, pasi në buxhetin e këtij viti kanë rritur subvencionet për këtë kategori.

“Pa dashur t’i zmadhojë shumë, mendoj se jemi komuna e vetme që kemi investuar shumë në rini dhe ky ka qenë objektivi kryesor i imi edhe në programin tim ka qenë, sepse shpesh herë kur më kanë pyetur për projekte, kam dashur ta definojë si projekt investimin tek të rinjtë dhe të rejat. Pra ka qenë target i imi dhe i kemi ulur pak investimet kapitale. Me planifikimin e buxhetit për vitin 2025 i kemi rritë shumë subvencionet pikërisht për t’i mbështetur të rinjtë dhe të reja në shumë fusha”, u shpreh Idrizi, teksa përmend bashkëpunimin që ka me kompani të ndryshme në fushën e programimit dhe të mësimit të gjuhëve të huaja. Investimin në rini, Idrizi e sheh si mundësi për ndalje të migrimit.

“E kemi edhe arsimin për të rritur që subvencionojmë 11 profile profesionale për arsimin për të rritur në qendrën gjermane të trajnimeve, tash jemi duke bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë me ‘SPEEX Education’, do të bashkëpunojmë edhe me dy shkolla që ofrojnë kurse të programimit në Vushtrri të grupmoshave të reja të nxënësve dhe nuk do të ndalemi sepse unë besoj fuqishëm se nëse investojmë në rini, rininë do ta ndalim në Kosovë. Vetëm investimi në rini, i ndal të rinjtë dhe të rejat në Kosovë”, deklaroi ai për Ekonomia Online.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë