Në seancën e nesërme plenare, Kryesia e Kuvendit ka vendosur në rend dite edhe Ligjin e Pagave, çka javën e kaluar solli protesta nga veteranët e UÇK-së.
Për këtë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që Ligji i Pagave të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.
Tahiri vlerëson se ky ligj është diskriminues dhe i pamatur.
“Unë vlerësoj se ky ligj është diskriminues, ligj i pamatur dhe ligj që dëmton një kategori të rëndësishme e të nderuar të vendit tonë, veteranët e UÇK-së. Andaj po shpresoj dhe po besoj që edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Qeveria do të reflektojë në këtë kërkesë për largimin nga rendi i ditës sepse është gabim shumë i madh, bjen ndesh edhe me ligjin bazë të veteranëve”, tha Tahiri.













