Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhaferi akuzon pushtetin qendror për bllokim të projekteve të rëndësishme në Prishtinë

23/02/2025 - 13:11
në Lajme
A A
Xhaferi akuzon pushtetin qendror për bllokim të projekteve të rëndësishme në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësim për pengesat e shkaktuara nga Ministria e Financave në projekte kyçe për kryeqytetin.

Xhaferi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dy projekte të rëndësishme, unaza e kryeqytetit dhe nënkalimi “Agim Ramdani”, janë bllokuar për më shumë se dy vjet, duke penguar përparimin e infrastrukturës.

“Kemi pasur shumë pengesa, përmbi dy vjet është unaza e kryeqytetit e cila ka nevojë vetëm për një garancinë të kredisë me dhënë kryeministri aktual për me pasur ne si Prishtinë unazës, pra për me nisur procesin e tenderimin e cila është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse tërë këto kolona krijohet një situatë e re e komunikacionet brenda Prishtinës. Flasim për projektin ne kemi dy projekte të bllokuara, në nënkalimin ‘Agim Ramdani’ dhe platformën e ‘Pallatit të Rinisë’ me Arbërinë. Rruga A ka qenë po ashtu një proces i jashtëzakonshëm me tendenca politike, të bllokadave, po flasim për bartjet e mjeteve nga viti 2022-23, i kemi 28.5 milionë euro të bllokuara nga Ministria e Financave. Flasim për shumë projekte të cilat janë bllokuara nga nivelet qendrore dhe nuk e kuptojë logjikën e cila e ka përcjelle këtë bllokadë, sepse ne nëse e bllokojmë njëri-tjetrin, atëherë nuk kemi zhvillim të investimeve, infrastrukturës dhe jemi mbrapa në këtë kontekst”, ka thënë Xhaferi.

Po ashtu, Xhaferi theksoi se 28.5 milionë euro janë bllokuar nga Ministria e Financave, duke krijuar bllokada të panevojshme.

“Ne nuk duhet ta bllokojmë të shtyhemi për projekte, nuk mund të të tolerojmë të shtyhemi për procedura të cilat nuk janë në rregull. Ne ia kemi dalur shumë mirë sepse kemi nisur projekte të mëdha dhe kemi punuar shumë, në anën tjetër cdo gjë ka qenë tendencë poltiike dhe për inate politike të cilat kujtoj që nuk duhet të jenë pjesë e tavolinave tona, të cilat duhet të jemi të hapur në kuptim të ecjes përpara. Këto nuk na qojnë përapra nëse ne mendojmë globalisht”, ka theksuar ai.

Ai apeloi për një qasje të hapur dhe bashkëpunuese për të zhvilluar projekte që ndikojnë në rritjen e infrastrukturës dhe zhvillimin urban të Prishtinës.

“Unë jam shumë i bindur dhe besoj në elektoratin, secili që ka qenë në Prishtinë, ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë e mbani mend, periudhën gjashtë vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e këto tre vite e gjysmë mund të marrim projektet dhe e shihni dallimin në mes lëvizjes që i kemi bërë ne dhe ata. Megjithatë gjithë ato bllokada ne ia kemi dalë por projektet e mëdha duhet të jetësohen sepse të tilla ndryshojnë rrjedhjen e zhvillimit në Komunën e Prishtinës. Vetëm në rrugën A, nëse e shohim edhe në pjesën e Kalabrisë të cilën jemi duke punuar në pjesën e kolektorit janë 2.5 kilometra rrugë me gjashtë korsi, në një zonë ku Prishtina e Re zhvillohet në zhvillimin urban dhe të komunikacionit. Pa folur për rrugën B, rrugën 1 Tetori etj. Kur ti shohim këto rrugë e shumë rrugë të tjera kjo e ka konceptin dhe idenë tonë për zhvillimin e Prishtinës, dhe mendoj që qytetarët e vlerësojnë punën dhe ne nuk e kemi problem sfidën në Prishtinë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë