Kandidati për deputet nga PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit, Adnan Thaqi ka befasuar me votat që ka marrë në këtë proces zgjedhor.
Thaqi që është avokat me profesion kandidoi për herë të parë për deputet në këto zgjedhje.
Ish-lideri i studentëve në UP deri më tani kur nuk janë numëruar ende votat me postë dhe ato me kusht renditet në mesin e 27 kandidatëve më të votuar të PDK-së më 15 mijë e 886 vota.
I riu nga Llapushiniku mori rekord të votave në vendlindjen e tij në Drenas.
“Ky është fillimi i një epoke të re! PDK do të ecë përpara me forcën dhe vizionin që e ka karakterizuar gjithmonë. Do të luftojmë me zemër, me dinjitet dhe me një vullnet të hekurt, ashtu siç bënë themeluesit dhe liderët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, e bashkëluftëtaret e tyre, të cilët edhe tani po mbrojnë Kosovën me të njëjtin qëndrim të palëkundur si gjithmonë, duke dëshmuar edhe një herë se sakrifica për shtet e liri nuk ka fund”, ka shkruar ai.