Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe avokuesit për çështjen e të pagjeturve, Bajram Qerkinit.
Osmani ka shkruar se Qerkini ishte simbol i qëndresës, drejtësisë dhe përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
“Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë”, ka thënë Osmani.











