Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve se presidenti urkanias, Volodymyr Zelenskyy “do të vijë për vizitë të premten” dhe tha se presidenti i Ukrainës “do të donte të nënshkruante marrëveshjen për mineralet me mua”.
“Ne e kemi negociuar pak a shumë marrëveshjen tonë për mineralet e rralla”, shtoi ai, sipas Sky News, përcjell Insajderi.
Duke folur më në përgjithësi për negociatat e paqes, Trump tha se trupat paqeruajtëse do të nevojiten për Ukrainën.
Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të hapë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe administratës së presidentit, Donald Trump pas disa javësh tensionesh në rritje.