Mëngjesin e djeshëm një punëtor është rrëzuar nga një ndërtesë derisa ishte duke punuar në qytetin e Lipjanit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore si dhe inspektorët e punës, ku e kanë arrestuar të dyshuarin pronarin e objektit.
Raporti i policisë:
Lipjan 25.02.2025-07:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ishte rrëzuar nga një ndërtesë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe inspektorët e punës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pronari i objektit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.











