Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim nga ushtrimi i detyrës
Siç raporton “N1”, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Mladen Lukiq, është liruar nga akuzat.
Goran Bubiq, avokati i Dodik, më herët kishte bërë me dije se ai nuk do të marrë pjesë në komunikimin e dënimit.
Më herët, Dodik kishte njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e shpalljes së aktgjykimit.
“Nuk mund të marrë pjesë në poshtërimin e të drejtave, të paktën nuk më duhet” – ka thënë ai.
Po ashtu, as avokati i Lukiq nuk ishte prezent.
Dodik dhe Lukiq akuzohen se nuk kanë implementuar vendimet e përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.