Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka reaguar pasi u shpall fajtor dhe u dënua me një vit burg e gjashtë vite ndalim nga ushtrimi i detyrës.
Sipas “N1”, ai ka kërkuar që Vuçiq ta vizitojë në Banjallukë që të “pajtohen” se çfarë të bëjnë më tutje.
“Pata dy telefonata, e para nga Aleksandër Vuçiq, e dyta nga Orban” – citohet se ka thënë ai fillimisht, transmeton Nacionale.
“Të vijë Vuçiq në Banjallukë nesër që të pajtohemi se çfarë do të bëjmë dhe se si do ta bëjmë. Që nga sot, nuk ka më Bosnjë e Hercegovinë…” – ka shtuar Dodik.
Thekojmë se presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim nga ushtrimi i detyrës
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Mladen Lukiq, është liruar nga akuzat.
Goran Bubiq, avokati i Dodik, më herët kishte bërë me dije se ai nuk do të marrë pjesë në komunikimin e dënimit.
Më herët, Dodik kishte njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e shpalljes së aktgjykimit.
“Nuk mund të marrë pjesë në poshtërimin e të drejtave, të paktën nuk më duhet” – ka thënë ai.
Po ashtu, as avokati i Lukiq nuk ishte prezent.
Dodik dhe Lukiq akuzohen se nuk kanë implementuar vendimet e përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ndryshe, pas dënimit të Dodik, Vuçiq ka thirrur mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.