Albin Kurti edhe sa ishte lider opozitar por edhe tani si kryeministër i Kosovës, shpeshherë ka marrë komente më të ndryshme për punën e tij. Komente Kurti nuk pranonte vetëm nga qytetarët por edhe nga vartësit e tij, të cilët i thurnin lavde e shpërndanin në rrjetet sociale fjalët e tij.
Tash së fundi një krahsim Kurtit ia ka bërë edhe Haki A****, që në Qeverinë Kurti 1 ishte zëvendës i Kurti.
Tani si deputet i Vetëvendojes, si duket A**** po e ka më të lehtë që të thur lavde e të bëjë krahasime për liderin e tij.
Ai e ka krahasuar kohën e ardhjes së kryeministrin Albin Kurti me atë të ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Ai tha se është i njëjti sentiment pasi sipas tij, edhe në Kosovë po bëhet ndyrshimi siç e ka bërë Gjingjiqi në Kosovë.
“Ne kemi një situatë, nëse ju kujtohet kur ishte Gjingjiq kryeministër i Serbisë, edhe bëri një lëvizje drejt shkëputjes nga agjenda e Serbisë së vjetër, drejt një bashkëpunimi shumë më intensivë me Gjermaninë. Çfarë ndodhi? U vra kryeministri Gjingjiq nga vetë serbët, u eliminua për të mbetur tek agjenda e vjetër, agjenda ruse, e nëntokës së Ballkanit…Unë besoj që me ndryshimin në Kosovë, jo vetëm pse është votuar për Vetëvendosjes, por është i njëjti sentiment, sikurse kur filloi çkapja e shtetit si në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai në DPT te Fidani në T7.
Marrëveshja për energjinë që sipas VV-së legalizonte Serbinë, sot respektohet nga Qeveria Kurti
Qeveria / Marrëveshja për energjinë që sipas VV-së legalizonte Serbinë, sot respektohet nga Qeveria Kurti
Tjetër krahasim dhe lavëdrim për Kurtin, ka bërë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka thënë se me Kurti është problem që të shtyhet dikush për lexim duke thënë se ai është biblotekë.
“Me kryeministrin është problem me u shty, ai thotë se ‘unë jam bibliotekë’, e me to nuk shtyhet”, tha Mehaj në një prononcim për Klan Kosovën.
Deputetë dhe zyrtarë të VV-së në vazhdimësi bëjën deklarata për Kurtin si kryeminisër dhe si kryetar i partisë.
Kush është Zoran Gjingjiq?
Zoran Gjingjiqi që e përmendi Haki A**** ishte kryeministër i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Serbisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjingjiq ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Partia e tij dhe ai udhëhoqën një revoltë kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit në vitit 2000.
Gjingjiq u bë kryeministër në vitin 2001 dhe ka luajtur rol në arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviqit në Hagë, për t’u përballur me akuzat për krime lufte të kryera në Kosovë.
Ai u vra në mars të vitit 2003. Një vrasje që prapavija politike e të ciliës ende nuk është sqaruar plotësisht dhe diskutohet ende në Serbi.
Për varasjen e tij, dy persona janë dënuar me 40 vjet burgim.
Ndërkohë Qeveria Kurti ka bërë më shumë se një vit prej se ka marrë pushtetin dhe deri më tani nuk është se ka bërë ndonjë reformë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Përfshirja e ministrave të kabinetit të Kurtit në skandale, nepotizimi dhe probleme të tjera janë disa nga fenomenet që po e përcjellin edhe Qeverinë Kurti, e cila në pushtet erdhi me kauzën për t’i ndaluar.













