Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në “Pressing”, të T7 për koalicionet potenciale.
Ai ka thënë se LDK-ja nëse bën koalicion me VV atëherë “më nuk ka LDK”.
Por ai thotë se nëse ndodh koalicioni PDK-VV atëherë është forma e vetme që LDK të rritet.
“LDK-ja mundet me bë koalicion me VV, por LDK më nuk ekziston. LDK-ja e ka vetme një shancë të rritjes, që koalicioni të jetë VV-PDK, në çfaëdo varianti tjetër është parti e përfunduar”.
“Nëse shkojmë me variantin LDK-VV t’ia mundësojë Vjosës të jetë presidente që ajo t’ia kthejë votën në të ardhmen, mendoj se është kalkulim i gabuar”.
“PDK-ja e ka kthy elektoratin dhe nëse hynë brenda në të ardhmen do t’ia huazojë elektoratin LVV. Vetëm PDK-ja nuk dëmtohet, të gjitha partitë e tjera i shkrin. PDK-VV është koalicion stabill, por lëvizjet elektorale do të shkojnë ka LDK-ja”, ka thënë Haxhiu.