Shkrime të shumta në formë grafitesh janë parë së fundi në Prishtinë. Këto shkrime ishin të njëjta “Kryeministër hajvan”.
E një shkrim i tillë është bërë edhe në Pejë, por tre burra u përkujdesën që ta fshinë shumë shpejtë atë, duke e larguar kështu nga muri.
E shprehja “hajvan” në fakt u vu në pah më tepër nga vetë kryeministri Albin Kurti. Natën e zgjedhjeve në ora 00:00, Kurti doli në sheshet e Prishtinës nga ku përshëndeti votuesit e tij.
Por gjatë deklarimit ai iu drejtua edhe liderëve të opozitës, duke i quajtur “hajvana”.
Kësisoj vetë deklarimi i tij më pas iu kthye mbrapsht ku shkrime të shumta vendosen drejtuar atij.















