Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për votat e diasporës të dërguara me postë janë numëruar gati se gjysma e pakove – përkatësisht 47% e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 51.34% të votave – dukshëm më poshtë se trendi agresiv i votës që mbante në votimet nëpër konsullata dhe ambasada.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 29.74% të votës së diasporës me postë.
Partia Demokratike e Kosovës ka 8.12% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 4.15%
Nëse i kthehen në vota i bie që LVV ka marrë 14 mijë e 432 vota, LDK 8 mijë e 360 vota, PDK 2 mijë e 293 vota dhe AAK 1 mijë e 167 vota.