Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, dhe për këtë, organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit.
Krejt kjo për shkak se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve dhe është vonuar në të gjitha afatet ligjore.
Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina.
Lipa përmes një letre të gjatë, i është drejtuar presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, kryediplomates Gërvalla, ministrit të kulturës Çeku, e të parit të Prishtinës Përparim Rama.
Në letrën e tij thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”.
Festivali ishte paraparë të mbahet në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.