Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa kosovarë janë larguar nga vendi prej vitit 1969? Këto janë llogaritjet e ASK-së

07/01/2022 - 17:49
në Kryesore, Lifestyle
A A
Sa kosovarë janë larguar nga vendi prej vitit 1969? Këto janë llogaritjet e ASK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Referuar statistikave, mësohet se brenda 53 vjetësh Kosovën e kanë lëshuar më shumë se gjysmë milionë qytetarë.

Njohës i proceseve politike, Besnik Vasolli ka thënë se sipas statistikave zyrtare të ASK-së, Kosovën e kanë lëshuar më shumë se 550 mijë qytetarë që nga viti 1969.

Po ashtu Vasolli ka thënë se llogaritet po ashtu se nga këta 550 mijë qytetarë të migruar, janë edhe rreth 890 mijë fëmijë të tyre që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Prej vitit 1969 llogaritet që Kosovën e kanë lëshuar mbi 550 mijë banorë, prej tyre fëmijët e tyre llogariten që janë gati 890 mijë kosovarë që jetojnë në Evropë. Gjermania siç duket do t’i lehtësojë edhe më tutje masat, pasi ata kanë nevojë për fuqi punëtore, në anën tjetër kosovarët kanë nevojë për punë, ne kemi një rini të mirë, e cila nuk ka pasur fatin t’i ketë mundësitë që duhej t’i kishte dhe kjo i tërheq ata që të mendojnë të largohen nga vendi”, ka thënë Vasolli.

Sipas tij, një rol të madh në migrimin e kosovarëve në vendet e zhvilluara të Evropës e luan edhe diaspora.

“Njerëzit nuk migrojnë vetëm për shkak të pagës, por është edhe për shkak të të ardhmes së fëmijëve të tyre, aspektet e shëndetësisë, të zhvillimit profesional, por edhe për aspekte të sigurisë. Në rastin tonë mendoj që edhe diaspora e luan rolin e rëndësishëm, sepse ne kemi anëtarët e familjes tonë atje, dhe i shohim edhe si jetojnë atje. Edhe kur të vijnë këtu, krijohet perceptimi se ata jetojnë një jetë të mirë. I shohim kur vijnë këtu se janë gazmorë, të hareshëm e duke shëtitur dhe mendojmë se realiteti është ashtu. Mirëpo kur shkojnë atje, një numër i tyre zhgënjehen pasi edhe atje e shohin se duhet të punojnë shumë për të arritur mirëqenien”, ka thënë Vasolli.

Ai ka shtuar se përveç kësaj, luan rol edhe fakti që shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në Evropë kanë hapur bizneset e tyre atje dhe kështu ua bëjnë më të lehtë familjarëve të tyre largimin nga Kosova.

Vasolli ka thënë se shteti i Kosovës duhet të krijojë mundësi për mirëqenie të të rinjve, në mënyrë që ata të mos mendojnë largimin, pasi sipas tij, nga ikja e trurit humb shumë vendi.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale
18/04/2026 - 22:09

EPolicia e Kosovës sonte po zhvillon një aksion në shkallë të gjerë në Mitrovicë nën dyshimin e bastoreve ilegale. Kështu ka mësuar nga burimet e saja Gazeta Online...

Më shumëDetails

Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Bllaca tha që do të merrte 3 mijë euro në muaj si dëshmitar i mbrojtur (VIDEO)

Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Bllaca tha që do të merrte 3 mijë euro në muaj si dëshmitar i mbrojtur (VIDEO)
18/04/2026 - 20:32

I ftuari i kësaj javë në Podcastin “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morija është gazetari i njohur kosovar, Visar Duriqi, njëherësh autori i veprës “Mësuesi që u...

Më shumëDetails

Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve
18/04/2026 - 20:31

Kur kemi hyrë në mesin e muajit të katërt të vitit 2026, shtatë (7) persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, vdekje të cilat ndërlidhen...

Më shumëDetails

Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb
18/04/2026 - 20:07

I ftuari i kësaj javë në Podcastin “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina është gazetari i njohur kosovar, Visar Duriqi, njëherësh autori i veprës “Mësuesi që u...

Më shumëDetails

Konjufca në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor- U ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë

Konjufca në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor- U ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë
18/04/2026 - 18:33

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po qëndron në Antalya për Forumin Diplomatik që po mbahet atje.Ai ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e ministrave...

Më shumëDetails

Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi
18/04/2026 - 18:19

Deputetja e Kuvendit, Adelina Thaçi Meta, më 11 mars 2026 ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë. Te pasuritë e luajtshme mbi 3 mijë euro, ajo ka deklaruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë