Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë nga diaspora.
Në katër kuti që janë numëruar të diasporës në Ferizaj, Lëvizja Vetëvendosje është bindshëm e para.
Ajo ka 950 vota. LDK-ja është e dyta me 315, kurse PDK-ja ka 82.
Aktualisht, me mbi 66% të numëruara, VV-ja ka mbi 50% të votave, dukshëm më pak se ato në ambasada e konsullata.













