Për vendimin e papritur për anulimin e festivalit ‘Sunny Hill’, i cili pritej të mblidhte në Prishtinë mijëra të rinj gjatë javës së parë të gushtit, ka pasur shumë kritika drejtuar Qeverisë Kurti, e edhe nga analisti Ilir Mirena.
Dukagjin Lipa njoftoi sot se zvarritja e Qeverisë në dhënien e lejeve ishte shkaktari kryesor për anulimin e festivalit, ndërsa tash ai do të zhvendoset në Tiranë.
Për këtë temë, analisti Ilir Mirena ishte i ashpër me përgjegjësit e kësaj zvarritje.
“Duhet te jesh klloshar, i paditun, i poshter dhe i mbushun urrejtje per me ja humb vendit tend nje festival si Sunny Hill”, shkroi Mirena në Facebook.













