Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit

04/03/2025 - 16:41
në Kryesore, Lajme
A A
Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump të hënën ndërpreu të gjithë ndihmën ushtarake për Kievin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell zhvillimet e fundit, posaçërisht pas debatit të ashpër në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e kryeqyteteve të mëdha në pothuajse të gjitha anët e botës.

Në Evropë janë shtuar shqetësimet mbi Ukrainën, ndërsa bota merret me pasojat e takimit që u mbajt javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Diskutimi i ashpër mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit ukrainas Volodomyr Zelensky bëri që të mos nënshkruhej marrëveshja mbi mineralet e rralla ukrainase. Presidenti Trump thotë se marrëveshja është me rëndësi thelbësore për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kievin.

Të hënën, presidenti tha se nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë, Presidenti Zelensky duhet të jetë i gatshëm për paqe.

“Ne duhet të bëjmë një marrëveshje dhe ajo mund të bëhet shumë shpejt. Unë besoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje. Unë besoj se populli i Ukrainës dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump gjithashtu reagoi ashpër në rrjetin social ‘Truth’ kundër deklaratës së Presidentit Zelensky se lufta mund të vazhdojë shumë më gjatë. Rusia e filloi agresionin në Ukrainë më 2022.

Analistët thonë se ata nuk mund të parashikojnë lëvizjen e ardhshme të Presidentit Trump në lidhje me marrëveshjen që duket se është çelësi i kësaj situate.

Anna Borshchevskaya Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt

“Është ende e paqartë se cili është në të vërtetë plani i zotit Trump. Atë që kemi parë gjatë fundjavës, është se Evropa po bën më shumë për të penguar Rusinë”, thotë Anna Borshchevskaya nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt.

Presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten dhe fluturoi përtej Atlantikut, për të marrë pjesë në një takim me aleatët kryesisht evropianë.

Kryeministri Keir Starmer e priti atë ngrohtësisht në Londër të hënën, duke përsëritur planin britanik për dërgimin e paqeruajtësve dhe duke ndarë 2 miliardë dollarë për 5000 raketa të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

“Është e vërtetë që Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbështetur paqen në kontinentin tonë. Megjithatë, për të pasur sukses, kjo përpjekje duhet të ketë edhe mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri Starmer gjatë një fjalimi në Parlamentin britanik.

Megjithatë, udhëheqësit e dy vendeve në luftë përsëritën mesazhet e tyre, duke treguar se sa larg janë në këtë konflikt që ka bllokuar Evropën për tre vjet.

“Mendoj se mbështetja amerikane do të vazhdojë, sepse dështimi i Ukrainës nuk është vetëm sukses i Putinit, është dështim i Evropës, është dështim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj se të gjithë jemi të interesuar që të mos i japim Putinit një mundësi për të fituar”, tha Presidenti Zelensky.

“Ata duan që lufta të vazhdojë. Prandaj, në këtë situatë, natyrisht që përpjekjet e Uashingtonit dhe vetëm gatishmëria e Moskës nuk do të mjaftojnë, mungon një element vendimtar”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.

Ndërkaq, Pekini gjithashtu shprehu dëshirën për fundin e luftës.

“Kina nuk është palë e krizës në Ukrainë, por ne mbështesim të gjitha përpjekjet që ndihmojnë në arritjen e një zgjidhje paqësore. Shpresojmë që të gjitha palët e interesuara të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme që trajton shqetësimet e njëri-tjetrit”, tha Lin Jian zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka shtuar trysninë, duke thënë se administrata Trump “po ndalon dhe rishikon ndihmën tonë (për Ukrainën) për të siguruar që ajo po kontribuon për një zgjidhje”.

Presidenti Trump gjithashtu paralajmëroi për një njoftim të ardhshëm të rëndësishëm për Ukrainën.

“Do të mbaj një fjalim. Ju ndoshta keni dëgjuar për fjalimin e të martës,”, tha ai.

Presidenti Trump do të mbajë një fjalim para dy dhomave të Kongresit, të martën në mbrëmje, me orën e Uashingtonit./VOA/

JU REKOMANDOJMË

Zhduket 62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova në Kroaci, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket 62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova në Kroaci, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
22/04/2026 - 08:20

62-vjeçari Bajram Gashi u zhduk në zonën e Mali Lošinj dhe zhdukja e tij po hetohet nga Departamenti i Policisë së Primorje-Gorski Kotar. Sipas të dhënave nga Regjistri...

Më shumëDetails

Trump: Irani po kolapson financiarisht, i dëshpëruar që Hormuzi të rihapet

Trump: Irani po kolapson financiarisht, i dëshpëruar që Hormuzi të rihapet
22/04/2026 - 08:13

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur pretendimin e tij se Teherani është i dëshpëruar që Ngushtica e Hormuzit të rihapet. Në një postim në Truth Social, disa orë...

Më shumëDetails

Maliqi: Le të mbahen zgjedhje derisa Kurti të bëhet edhe drejtor i ujësjellësit të Kllokotit e kryetar i shoqatës së gjuetarëve

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
22/04/2026 - 08:00

Analisti Agon Maliqi ka ironizuar me çështjen e presidentit, teksa ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje derisa Kurti t’i ketë të gjitha pozitat, edhe drejtor i ujësjellësit të...

Më shumëDetails

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ndal

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ndal
21/04/2026 - 22:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se është në komunikim me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se LDK-ja është e hapur për një bashkim...

Më shumëDetails

Trump zgjat armëpushimin me Iranin, por…

Trump zgjat armëpushimin me Iranin, por…
21/04/2026 - 22:49

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja do të zgjasë armëpushimin me Iranin, me kërkesë të Pakistanit. Presidenti amerikan po ashtu bëri me dije se do të vazhdojë bllokadën...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori

Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori
21/04/2026 - 22:39

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje është miratuar vendimi me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, ratifikimi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Eronita shuan kureshtjen, kaq vjet diferencë ka me Bleron

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    621 Shpërndaje
    Shpërndaje 248 Tweet 155
  • Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë