
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ashpër për vendimin e Kuvendit të Kosovës ku sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe u bënë bashkë për t’i larguar veteranët e UÇK-së nga paga minimale në Kosovë, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka quajtur Qeverinë Kurti si Qeveria më anti-UÇK nga paslufta.
Postimi i plotë:
E kam thënë se: Qeveria Kurti është Qeveria më anti-UÇK nga paslufta dhe kjo u vërtetua me votimin e sotem në Kuvend.
Pushtetit të Kurtit nuk i mjaftoi votimi i Projektligjit diskriminues ndaj veteranëve të luftës, por u kujdes që edhe t’i ofendoj veteranët që protestuan duke i barazuar me Listën Serbe!











