Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se vizita e Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Donika Gërvalles në odën e familjes Jashari, është takim me dezertorë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehmetaj ka thënë se “kjo është ndjenjë që t’i nxit të vjellat”.
“I pari, Albin Kurti, tre muaj pas rënies heroike të Jasharajve organizonte në Prishtinë forum ku argumentonte se zgjidhja e konfliktit me Serbinë nuk është me luftë, por me lëvizje paqësore…
I dyti, Xhelal Sveçla, kishte dezertuar nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vetëm 10 ditë pasi ishte bashkangjitur…
E treta, Donika Gervalla, pati deklaruar në emisionin Info Box në Radio Televizionin Dukagjini se ka mbledhur dëshmi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ato do t’i dërgojë në Gjykatën Speciale në Hagë…” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë: