Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

06/03/2025 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje. Sekretariati i KQZ-së ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar një rekomandim për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotime vetë dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ.

“PZAP më 4 mars 2025 e që lidhet me ankesën e LVV-së, rreth 15 fletëvotime që janë shpall të pavlefshme në QNR i ka përfshi dhe ka urdhëruar KQZ-në që ti shpall të vlefshme. Këto 15 fletëvotime përbëjnë gjithsejtë 11 vendvotime në 6 komuna Deçani, Gjakova, Klina, Dragashi, Gjilani dhe Kaçaniku”, ka thënë Besnik Buzhala.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë duke u mbështetur me vendimin e PZAP-së, sekretariati i KQZ-së i rekomandon KQZ që të marrë vendim për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës me qëllim të vlerësimit të fletëvotimeve që janë shpall të pavlefshme.

“Bëhet fjalë për 1631 fletëvotime të pavlefshme, ku këto përfshijnë gjithsejtë 177 vendvotime nga 187 gjithsejtë. Pra nga 177 vendvotime që përmbajnë fletëvotime të pavlefshme, të zbrazëta dhe të pa përdorura, prej 1-10 fletëvotime përfshijnë 117 vendvotime, prej 11-20 përfshijnë 56 vendvotime, 21-25 fletëvotime të pavlefshme përfshijnë 4 vendvotime. Të hapen këto 177 kuti të votimit në mënyrë që të vlerësohen fletëvotimet e pavlefshme në bazë të vendimit që ka marrë PZAP”, tha Buzhala.

E anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi është shprehur kundër hapjes së këtyre kutive të votimit, shkruan Telegrafi.

“Vendimi i PZAP-së është marrë, në bazë të ankesës së një subjekti politik. Do tendencë për të aplikuar këtë vendim në raste analoge nuk qëndron sepse PZAP për secilin rast veç e veç ka marrë vendime. Po flasim për disa fletëvotime që janë burim i një printeri. Unë e kam thënë që nga fillimi që ky proces i votimit në diasporë është i kontaminuar”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se asnjë kuti tjetër nuk duhet të hapet pa vendim të PZAP-së apo Gjykatës Supreme.

“Unë jam për me respektu vetëm vendimin e PZAP për fletëvotime konkrete që ka thënë se duhet mi valiu. Asnjë kuti tjetër pa vendimit të PZAP apo Gjykatës Supreme nuk bënë të hapet dhe jam kundër një gjëje të tillë”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se është pro rekomandimit të sekretariatit për hapjen e kutive të votimit.

“Ne kemi një rekomandim prej sekretariatit që ishte i detajuar. Ne kemi një vendim të PZAP-së parimor në aspektin procedural dhe objektiv. Bëhet fjalë për fletëvotime që nuk kanë qenë të shtypura mirë. Ajo që konstaton PZAP është se këto janë të vlefshme pasi që është ditur qëllimi i votuesve, dhe janë shpallur gabimisht të pavlefshme. E miratoj rekomandimin e sekretariatit”, ka thënë Kurteshi.

Ibrahim Selmonaj anëtar i AAK-së në KQZ, ka thënë se edhe nëse numërohen të gjitha votat që kanë ardhur nga diaspora janë vota të kontaminuara, të dyshuara.

“Janë vota që prej fillimit kur ka nisur regjistrimi, votimi e transporti nuk na japin garanci që ajo votë është e sigurt. Duhet respektuar vendimi i PZAP-së dhe e mbështes këtë vendim”, ka thënë Selmonaj. Ai shtoi se Prokuroria duhet të merret me këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por nuk ofronte çështjen e presidentit

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
21/04/2026 - 21:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeminsitër, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit,...

Më shumëDetails

BE-ja vendos sanksione të reja ndaj iranianëve që pengojnë lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

BE-ja vendos sanksione të reja ndaj iranianëve që pengojnë lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit
21/04/2026 - 20:46

Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj iranianëve që, sipas tyre, pengojnë lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit. “Sot kemi...

Më shumëDetails

Hysen Durmishi i revoltuar: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci

Hysen Durmishi i revoltuar: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci
21/04/2026 - 20:39

Deputeti i VV-së, Hysen Durmishi, thotë se ndjehet i turpëruar nga deklarata e kolegut të tij Fatos Geci, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi...

Më shumëDetails

Rizvanolli: Ky do të jetë viti më i vështirë në sektorin e energjisë

Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
21/04/2026 - 20:31

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka paralajmëruar se ky do të jetë viti më i vështirë për sektorin e energjisë elektrike, për shkak të investimeve të mëdha dhe...

Më shumëDetails

Ambasadori i SHBA në NATO më 2019 aludonte se Qeveria e VV rrezikonte ta izolojë Kosovën – mbështeste Kadri Veselin

21/04/2026 - 19:56

Matthew G. Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu. Vizita e...

Më shumëDetails

Nagavci distancohet nga deklarata skandaloze të deputetit të VV’së: Janë të ditura qëndrimet tona, lufta çlirimtare ka qenë e drejtë

Nagavci distancohet nga deklarata skandaloze të deputetit të VV’së: Janë të ditura qëndrimet tona, lufta çlirimtare ka qenë e drejtë
21/04/2026 - 19:41

Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, është distancuar nga ajo çka e tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë