Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti siguron vetëm 48 mandate – Cilët janë skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë në Kosovë?

06/03/2025 - 18:27
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti siguron vetëm 48 mandate – Cilët janë skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë në Kosovë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë dhe i duhet të bëjë koalicione.

Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Më në fund të mërkurën mori fund i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti renditet partia e parë me 42.28% të votave, duke siguruar 48 mandate.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, duke siguruar 24 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18.43% dhe siguroi 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma fituan vetëm 7.08%, duke siguruar 8 mandate.

20 ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës.

“KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Por si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe, realisht, të dy palët mund të formojnë qeverinë me koalicione: edhe Vetëvendosja, por edhe të gjitha partitë opozitare së bashku.

Cilët janë skenarët e mundshëm?

Ehat Miftaraj, analist politik, i tha DW-së se “edhe përkundër faktit që LVV-ja nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm”.

“Skenari i parë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë (përjashto Listën Serbe) dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV-së i quajti liderët opozitarë me gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë’, që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës ‘kafshë’. Në këtë drejtim, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj.

Por nga analistët shihen edhe skenarë të tjerë mundshëm, si për shembull formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku me komunitetet joshumicë.

Miftaraj e parashikon si të mundshëm këtë skenar, nëse ka vullnet politik mes tri partive politike opozitare.

“Me kushtin që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare të pajtohen që pozita e kryeministrit t’i takojë njërës prej tyre, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen për qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera me rëndësi, si raportet me BE-në, masat ndëshkuese etj.”, tha ai.

BE-ja pret formimin e qeverisë së re në Kosovë
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë u mbajtën pa incidente.

Pas një bojkoti disavjeçar, në zgjedhje mori pjesë edhe Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët të drejtueses së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas dhe komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, thuhet se BE-ja pret që në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re.

“Bashkimi Evropian pret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

Në deklaratën e BE-së u bëhet thirrje autoriteteve në Kosovë të angazhohen për bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane”, theksohet në deklaratë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit. Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë, ndërsa votuan vetëm rreth 800 mijë, e shndërruar në përqindje, pak mbi 40%.

Parlamenti i Kosovës i ka 120 ulëse dhe, në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosja, që doli partia e parë, nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë. Asaj i duhet koalicion me ndonjërën nga partitë e tjera. /DW

JU REKOMANDOJMË

Nagavci distancohet nga deklarata skandaloze të deputetit të VV’së: Janë të ditura qëndrimet tona, lufta çlirimtare ka qenë e drejtë

Nagavci distancohet nga deklarata skandaloze të deputetit të VV’së: Janë të ditura qëndrimet tona, lufta çlirimtare ka qenë e drejtë
21/04/2026 - 19:41

Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, është distancuar nga ajo çka e tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po sheh ëndrra

Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po sheh ëndrra
21/04/2026 - 19:37

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu në DPT te Fidani në Klan Kosova ka kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës...

Më shumëDetails

Çitaku i reagon Gecit: Të iu vie turp që kërkoni burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri

Çitaku i reagon Gecit: Të iu vie turp që kërkoni burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri
21/04/2026 - 19:24

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të GUXO-së, Fatos Gecit në Kuvendin e Kosovës, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin....

Më shumëDetails

Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit
21/04/2026 - 18:52

Deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, e nisi fjalimin që “PDK është fajtor kryesor”, duke thënë se kjo parti nuk ka të drejtë të flasë për energjinë. Në...

Më shumëDetails

Haxhiu Ambasadorit amerikan në NATO: Mirënjohje SHBA’së për mbështetjen e palëkundur ndër vite ndaj Kosovës

Haxhiu Ambasadorit amerikan në NATO: Mirënjohje SHBA’së për mbështetjen e palëkundur ndër vite ndaj Kosovës
21/04/2026 - 18:44

U.D., e presidentes, Albulena Haxhiu, njofton se ka pritur në takim Matthew G. Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO. Haxhiu informon se...

Më shumëDetails

Ky është reagimi i Vjosa Osmanit pas vendimit të gjykatës në rastin e Liridona Ademajt

Osmani e tërheq kërkesën që e çoi në Kushtetuese – arsye gjyqtari Radomir Llaban që u caktua gjyqtar raportues: Paraqet rrezik për sigurinë kombëtare
21/04/2026 - 18:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Në reagimin e saj, ajo tha se “drejtësia foli me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    235 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë