Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA-ja po “shkatërron” rendin botëror, thotë ambasadori i Ukrainës në Britani

06/03/2025 - 18:32
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA-ja po “shkatërron” rendin botëror, thotë ambasadori i Ukrainës në Britani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara po e “shkatërrojnë” rendin aktual botëror, ka deklaruar të enjten më 06.03.2025 ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Valerii Zaluzhnyi duke paralajmëruar se shënjestra e radhës e Rusisë mund të jetë Europa, ka raportuar televizioni CNN.

Valerii Zaluzhnyi, i cili ishte shkarkuar vjet prej pozitës së shefit ushtarak të Ukrainës në një ndryshim të madh politikash para se të emërohej diplomat dhe që shihet si kandidat i mundshëm për president, ka shprehur shqetësimin e tij edhe kundër përpjekjes amerikane që t’i afrohet Rusisë.

Komentet – të pazakonshme për një ambasador në detyrë – vijnë në kohën kur Ukraina po mundohet të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas takimit shkatërrimtar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trumpit.

Pas atyre këmbimeve të ashpra, SHBA-ja mori vendim për ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe pauzoi ndarjen e inteligjencës, duke ngjallur shqetësim në Kiev se administrata Trump po anon kah Rusia.

“Nuk është vetëm ‘aksi i së keqes’ dhe Rusia që po mundohen ta ribëjnë rendin botëror, por edhe SHBA më në fund po e shkatërron këtë rend”, ka deklaruar Zaluzhnyi, duke folur para një paneli të organizuara nga grupi i pavarur i mendimit “Chatham House” të enjten në Londër.

Zaluzhnyi ka thënë se qeveria amerikane ka vënë në dyshim unitetin e botës perëndimore, me nisjen e bisedimeve nga administrata e Trumpit me Rusinë, duke lënë anash Ukrainën dhe Europën.

“Tani Uashingtoni po mundohet t’i delegojë çështje sigurie Europës pa pjesëmarrje të SHBA-së”, ka thënë ai.

Ai ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e aleancës ushtarake të NATO-s, duke deklaruar: “Ne mund të themi se në një të ardhme të afërt, ngjashëm mund të shuhet edhe NATO”.

JU REKOMANDOJMË

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës
Kryesore

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

12/01/2026 - 21:47
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
Kryesore

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

12/01/2026 - 21:34
Shkurte Gashit i vdes babai: Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha
Kryesore

Shkurte Gashit i vdes babai: Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha

12/01/2026 - 21:05
Mehmetaj: Sipas logjikës së Sallahut, ata qe vjedhin bankën nuk janë hajdutë, por veç i marrin paratë
Kryesore

Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët”

12/01/2026 - 20:49
Faton Peci emëron Alban Fejzullahun drejtor i Administratës në Komunën e Mitrovicës
Kryesore

Faton Peci emëron Alban Fejzullahun drejtor i Administratës në Komunën e Mitrovicës

12/01/2026 - 20:31
“S’po guxojmë t’i përmendim, por njerëzit janë vrarë” – Abdixhiku ‘godet’ tavolinën për veprimtarët e LDK-së
Kryesore

Abdixhiku kërkon figurë konsensuale për president: Imponimi i emrave rezulton në krizë institucionale

12/01/2026 - 19:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ymeri zbulon mesazhin e fshehtë të Kurtit për Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ja momenti interesant kur Alba i kap mat (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dihen emrat e tre të dyshuarve për tentim-vrasjen e afaristit Jeton Buquku

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Hisen Berisha, Abdixhikut: Lumir ke shkuar larg, e paske kaluar vijën rëndë!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë