Aktivisti dhe njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Vetëvendosjes (VV), Rron Gjinovci, ka kundërshtuar ashpër Qeverinë Kurti, pas vendimit të anulimit të festivalit ‘Sunny Hill’ në Prishtinë nga ana e organizatorëve.
Gjinovci në një shkrim në Facebook, ka reaguar ashpër duke thënë se jo 17 po 70 hektarë ja kisha dhëne veç a i shfrytëzojnë.
Tutje ai i ka quajtur Qeverinë, ‘kërdhelet e lodhëta’.
“Këtu maca e kuca ka ble hektarë e ari tokë, tulifar tërrnakopi ka ble ka 2 euro ari, e tash, po u bojka nomi me ja dhonë në shfrytëzim një festivali me renome botnore. Ju – kërdhelet e lodhta. Me demek ktu ka shtet a? Ec more lani dhomt e msonu mi kombinu kravatat, me i vesh teshat kat që ju bijnë taman, masanej na shitni men. Provincialë. N’zor jena prej provincializmit, s’don me na u hekë kurrë. Qeveritë ndrrohen, por konstantja është provinca”, ka shkruar Gjinovci.
Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë ka marrë kritika nga opinioni publik në Kosovë.
Opozita ka akuzuar qeverinë se ia ka pamundësuar organizatorëve të festivalit që ta mbajnë atë në Prishtinë këtë verë.












