Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Me çfarëdo çmimi qoftë’: Investimet historike në Gjermani

07/03/2025 - 18:40
në Kryesore, Lajme
A A
‘Me çfarëdo çmimi qoftë’: Investimet historike në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të martën në mbrëmje (04.03.) Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli se ra dakord me partnerët e pritshëm të qeverisë, socialdemokratët, që të investojë për mbrojtjen duke marrë hua pa limit. Në të ardhmen, të gjitha shpenzimet e mbrojtjes që e kalojnë një për qind të prodhimit të brendshëm bruto do të përjashtohen nga kufizimet e frenës kushtetuese të borxhit.

U ra dakord që të investohet masivisht edhe në infrastrukturë, me një shumë prej 500 miliardë eurosh, për dhjetë vitet e ardhshme. Së treti, do të lejohet të marrin borxhe edhe landet federale të Gjermanisë, gjë që deri tani nuk u lejohej.

Kreu i CDU-së Friedrich Merz tha në Berlin se “përballë kërcënimeve për lirinë dhe paqen në kontinentin tonë, edhe mbrojtja jonë tani duhet të bazohet në moton: “Whatever it takes” (“Me çfarëdo çmimi qoftë”).

Për të treja vendimet, tani duhet të ndryshohet kushtetuta e Gjermanisë.

Marrëveshja midis CDU e SPD erdhi papritur

Kemi një dakordim në kohë rekord mes CDU/CSU dhe SPD për kornizën financiare të të gjithë legjislaturës – dhe shtysa kryesore është politika e jashtme. Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit ukrainas Zelenski dhe administratës së re amerikane në Evropë u përhap tronditje dhe pasoi një katarakt veprimesh.

Kjo e vuri edhe Gjermaninë nën presion të jashtëzakonshëm. Deklarata e Merz-it për masat historike u bë disa orë përpara fjalimit të parë të Presidentit Trump në dy dhomat e Kongresit amerikan. Para fjalimit të Trumpit, në kryeqytetet evropiane qarkullonin fjalë se Trumpi mund të shpallë në fjalim daljen e SHBA nga NATO-ja.

Prandaj Merzi tha të martën se “unë jam shumë mirënjohës, që me këtë vendim e dëshmojmë sot në mënyrë të plotë, aftësinë për të vepruar në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë.” Ai shtoi më tej se: “po të ndodhë sonte natën që Trumpi të shqyrtojë ose të shpallë fare një dalje nga NATO-ja, atëherë ne si Republikë Federale e Gjermanisë jemi të parët që reagojmë që paraprakisht si duhet ndaj kësaj.”

Rëndësia e vendimit të Gjermanisë për Evropën

Evropa synon të mobilizojë deri 800 miliardë euro për mbrojtjen, siç u vendos dje (06.03.) në samitin e posaçëm të BE në Bruksel. Por kjo mund të realizohet në plan afatmesëm. Sipas rrjetit Bloomberg dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung tani madje është Berlini që këmbëngul në Bruksel që të nisin bisedime për një reformë afatgjatë të rregullave buxhetore të komunitetit. Kjo do t’u mundësonte shteteve të BE të shpenzojnë “sa e konsiderojnë të drejtë” për armatimin, siç u shpreh dje kancelari Olaf Scholz.

Por deri sa të ndodhë kjo, shtetet e veçanta mund të veprojnë më shpejt. Me masat e marra, shpenzimet gjermane për mbrojtjen pritet të arrijnë 3.5 përqind të PBB në 2027, konkludojnë analistë. Ky investim ofron siguri për gjithë Evropën. Gjermania avancon në krye të shteteve të tjera.

Pritet të shihet nëse investimi masiv financiar do të ndryshojë edhe natyrën e Bundeswehrit: pra nëse forcat e armatosura gjermane do marrin natyrë intervencioniste, si p.sh. ushtritë e Britanisë së Madhe dhe të Francës.

Kthesë fiskale e politike

Deutsche Bank foli për “kthesën më të madhe dhe më të shpejtë në politikën fiskale në historinë gjermane pas ribashkimit.”

Që prej ribashkimit të Gjermanisë, më 1989, shpenzimet e qeverisë gjermane nuk janë rritur asnjëherë më shpejtësinë e këtyre ditëve. Dhe me përmasa të tilla.  Vetëm për të financuar ribashkimin, Gjermania vendosi të bëjë një ekspansion të ngjashëm fiskal. Bëhet fjalë për një paketë financiare prej rreth 1 bilion euro, pra 1000 miliarda euro.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Huatë që do të merren për të financuar masat pritet ta ndikojnë Gjermaninë ngjashëm si në kohën pas ribashkimit. Si pasojë e masave, në pesë vitet pas ribashkimit deficiti buxhetor i Gjermanisë u rrit nga 41% të PBB në 60%.

Aktualisht deficiti buxhetor i Gjermanisë është 62%, por pritet të shkojë deri 84%. Ky është një borxh megjithatë i ulët, krahasuar p.sh. me Francën, që ka një deficit buxhetor prej 115%.

Pasojat e masave për Evropën dhe Gjermaninë

Tregjet financiare reaguan menjëherë ndaj deklaratës së Merzit: me eufori, por edhe duke i rritur kostot për obligacionet shtetërore afatgjata gjermane, pasi shtohen rreziqet. Dhe kjo rrit në të gjithë Eurozonën kostot e huamarrjes. Megjithatë lëvizja e Gjermanisë dëshmon edhe dëshirë për investime dhe si parim tregjet këtë e shpërblejnë.

Ekonominë gjermane vendimet e marra pritet ta ndikojnë pozitivisht. Ato shtojnë sigurinë dhe gatishmërinë e sipërmarrësve për të investuar. Gjithashtu, kapacitete industriale që kanë dalë të tepërta, p.sh. në industrinë e automjeteve, mund të përdoren për industrinë ushtarake.

Përsa i përket fondit për infrastrukturën u vendos për një fond special, me një qëllim shumë specifik, dhe jo për një formë për formë tjetër huaje, edhe që populli të mos rëndohet menjëherë nga shlyerja e borxhit. Fondet speciale janë hua, të cilat mund t’i shlyesh shumë ngadalë. Shlyerja mund të zgjasë edhe një apo dy breza, sipas vëzhguesve.

Braktisje e premtimeve të fushatës nga CDU/CSU në situatë të jashtëzakonshme

Vetëm 10 ditë pas zgjedhjeve CDU/CSU braktisi premtimin kryesor të fushatës elektorale, për t’i nxjerrë paratë për investime nga kursimet dhe për të mos e prekur frenën e borxhit. Kjo është kritika më e madhe me të cilën përballet tani CDU-ja dhe Merzi.

Por Merzi nuk është i pari kancelar (i ardhshëm) që e ndryshon qëndrimin pas zgjedhjeve, në situata të jashtëzakonshme. Në vitin 1990, Helmut Kohli kishte mjaft kritikë në kampin e tij, për ribashkimin e ekonomive të RFGJ dhe RDGJ. Në vitin 2002, kancelari socialdemokrat Gerhard Schroder braktisi pjesërisht premtimet elektorale dhe nisi me “Agenda 2010” një program të reformimit të thellë të tregut të punës dhe shkurtimeve sociale.

Por as kritikët nuk e mohojnë dramatikën e situatës gjeopolitike aktuale. Rrethana të jashtëzakonshme justifikojnë hapa të jashtëzakonshëm.

Heinrich August Winkler: 2025 – kthesa më e thellë nga rënia e perandorisë sovjetike

Historiani i shquar gjerman, Heinrich August Winkler shkruan në Frankfurter Allgemeine Zeitung (07.03.) se pak javë pas riardhjes në pushtet të Presidentit Trump “viti 2025 ka të ngjarë të jetë kthesa më e thellë në historinë botërore që nga rënia e perandorisë sovjetike midis viteve 1989 dhe 1991, dhe në të vërtetë ndoshta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore 80 vjet më parë”. Politologë të njohur si Ivan Krastev i krahasojnë shndërrimet e nisura nga SHBA me një revolucion kulturor, me pasoja të paparashikueshme për SHBA dhe Perëndimin.

Merz: miratimi i vendimeve „një udhëtim i vështirë”

Friedrich Merzi e shfrytëzoi këtë moment për të zgjidhur çështjen e fondeve, problemin financiar që solli shpërbërjen e koalicionit trepartiak të kancelarit Scholz. Megjithatë, tre ndryshimet e kushtetutës për miratimin e masave, pritet të jenë „një udhëtim i vështirë”, siç u shpreh Merz në një mbledhje të CDU-së. Migrimi, kthimi që në kufi i migrantëve që kërkon CDU-ja, vazhdon ta ndajë me socialdemokratët. Kjo megjithëse ai u bëri lëshim socialdemokratëve me fondin e gjerë për infrastrukturën, pra për shkollat, rrugët, hekurudhat etj.

Leximi i parë i paketës ligjore do të nisë të hënën, më 13 mars, leximi i dytë dhe i tretë priten në 18 mars. Miratimi do të kërkohet në Bundestagun e vjetër, pasi me Bundestagun e dalë pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, dy partitë e skajit të djathtë dhe të majtë, AfD dhe E Majta, pritej ta bllokonin dakordimin. E Majta ka kërcënuar edhe tani se mund ta çojë “shpërdorimin” e besimit të zgjedhësve nga Merzi, anashkalimin e Bundestagut të ri, para Gjykatës Kushtetuese gjermane.

Marrëveshja midis CDU/CSU dhe SPD, pas miratimit në Bundestag, do të bëjë që të braktisen, tabutë fiskale “të vjetëruara” të kushtetutës. Frena kushtetuese, që i kufizon shpenzimet e reja në 0,35 % të PBB, ishte një “problem” i shkaktuar vetë, e disi i pakuptueshëm për kohën e sotme jashtë Gjermanisë. Edhe Banka Qendrore e Gjermanisë propozoi ditët e fundit masa për reformimin e frenës buxhetore.

Goditja çliruese që inicioi Merzi dëshmon aftësi drejtuese të tij. “Berlin is back” (“Berlini tani u kthye”) këtë frazë e dëgjon dendur tani në Bruksel, ende të habitur për kthesën në Gjermani./DW

JU REKOMANDOJMË

Bie në pranga të policisë gruaja që vodhi afër 200 mijë euro në Pejë

Bie në pranga të policisë gruaja që vodhi afër 200 mijë euro në Pejë
21/04/2026 - 15:01

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё...

Më shumëDetails

Kadrijaj: VV-ja ka ardhur në pushtet për t’i luftuar oligarkët, por a ka mbet ndonjë familjar i tyre pa u bë i tillë?

Kadrijaj: Me këtë qasje, Vetëvendosje nuk do të arrijë ti sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë!
21/04/2026 - 14:48

Deputetja nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj kritikoi pushtetin lidhur me punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucione. Ajo u bëri pyetje pushtetit duke i thënë...

Më shumëDetails

Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë

Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
21/04/2026 - 14:34

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim. Hajdar Ademaj,...

Më shumëDetails

Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt

Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt
21/04/2026 - 14:25

Gjyqtarja Fatime Dermaku, e ka shpallur fajtor Naim Murselit, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. “I akuzuari Naim Murseli, është fajtor për...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti dëshiron ta udhëheqë Kosovën si ushtrues detyre sepse nuk ka përgjegjësi

Behrami: Kurti dëshiron ta udhëheqë Kosovën si ushtrues detyre sepse nuk ka përgjegjësi
21/04/2026 - 14:20

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre, raporton Ekonomia Online. Ai në...

Më shumëDetails

Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi thënë, ky dënim le të bëhet mësim edhe për të tjerët

Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi thënë, ky dënim le të bëhet mësim edhe për të tjerët
21/04/2026 - 14:13

Sot, Naim Murseli e Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kreshnik Kokalla është dënuar me 30 vite burgim. Pas seancës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    614 Shpërndaje
    Shpërndaje 246 Tweet 154

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë