Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kemi pasur probleme në familje, ndodhi…”/ Çka rrëfeu në Polici 53-vjeçari që dyshohet se e vrau djalin e tij

15/06/2022 - 15:17
në Kryesore, Lajme
A A
“Para një jave ishin rrahur mes vete”, zbulohen detaje të reja nga vrasja në Podujevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja që ndodhi pasditen e 13 qershorit në fshatin Peran ka tronditur jo vetëm Podujevën, por gjithë Kosovën. Të përfshirë në këtë rast ishin babë e bir. Naim Smajli, 53-vjeçar dyshohet se e vrau djalin e tij, Edonitin, 32-vjeçar, duke e qëlluar me katër plumba të kallashnikovit. Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka nxjerrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe avokati i të dyshuarit, i cili ka treguar disa detaje nga intervistimi i klientit të tij dhe pranimi i veprës që dyshohet se e ka kryer.

Në natën kritike, Sinjali raportoi me burime, se pas arrestimit, Naim Smajli nuk e ka pranuar veprën për të cilën iu vunë prangat. Megjithatë, para hetuesve policorë ai ka rrëfyer për problemet që kishte pasur me djalin e tij.

Avokati Shaban Bibaj, në një prononcim për Sinjalin tha se 53-vjeçari në natën që u prangos ka treguar disa momente kur kishte pasur mosmarrëveshje me të birin. Konflikti verbal mes tyre dyshohet se daton kohë më parë, pasi viktima që një kohë të gjatë kishte telashe me babain.

“Atë natë kur është intervistu e ka përshkruar rastin se si ka ndodhur, qysh kanë pasë probleme. Ai ka thënë se ka pasur në vazhdimësi probleme me djalin e tij, rreth marrëdhënieve tyre familjare. Nuk ka thënë diçka më shumë, as motiv s’ka përmend“, tha ai për Sinjalin.

I pyetur nëse do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit, avokati tha se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, meqë janë plotësuar kushtet sipas tij.

“Sot është mbajtur seanca dëgjimorë, i është caktu 30 ditë paraburgim. Në njëfarë forme e ka pranuar veprën, por kanë mbetur tash hetimet. Vendimin nuk do ta apelojmë, se janë plotësu kushtet ligjore dhe nuk e kemi parë të arsyeshme me apelu”.

Naim Smajli dyshohet për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas informacioneve të para, 32-vjeçari u vra derisa po punonte në traktor, kur babai i tij dyshohet se e qëlloi me kallashnikov, duke shkrepur katër plumba, që e lanë të vdekur në vend.

Në vendin ku ndodhi krimi, Policia konfiskoi katër gëzhoja dhe kallashnikovin, teksa bastisje u krye edhe në fshatin Bajqinë.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë