Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fshehën informacione për Covid-19, gjykata në SHBA dënon me 24 mld dollarë Kinën

08/03/2025 - 21:32
në Lajme
A A
Fshehën informacione për Covid-19, gjykata në SHBA dënon me 24 mld dollarë Kinën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një gjykatës federal në Missouri e ka shpallur qeverinë kineze fajtore për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse.

Me një vendim gjyqësor të miratuar prej tij, Kina dënohet me gjobë në vlerën e 24 miliardë dollarëve, që zyrtarët e Missourit u zotuan ta zbatojnë duke sekuestruar asetet kineze.

Padia, e ngritur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Missourit në muajin prill të vitit 2020, e akuzonte qeverinë kineze se kishte mbajtur të fshehta informacionet mbi ekzistencën dhe përhapjen e virusit dhe se më pas kishte ndërprerë furnizimin me pajisje mbrojtëse personale, për pjesën tjetër të botës.

Zyrtarët kinezë deklaruan të premten se nuk e pranojnë vendimin e gjykatësit, por Stephen N. Limbaugh Jr. shkroi se “Kina po e mashtronte botën në lidhje me rreziqet dhe përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe se ishte angazhuar në veprime monopolistike për të grumbulluar pajisjet mbrojtëse”.

Sipas gjykatësit në fjalë, këto veprime penguan reagimin e hershëm ndaj pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe e bënë të pamundur sigurimin e mjaftueshëm të pajisjeve për personelin mjekësor që luftonte kundër virusit.

Gjykatësi Limbaugh, nga Gjykata e Qarkut Lindor të Missourit, vendosi dënimin kundër Kinës, Partisë Komuniste që qeveris vendin, qeverive lokale në Kinë, si dhe ndaj një agjencie shëndetësore dhe një laboratori.

Gjykatësi Limbaugh tha se avokatët e Missourit dëshmuan se Kina e dinte që virusi po përhapej dhe se po përhapej nga personi në person, shumë përpara se ta ndante këtë informacion me botën.

Ai gjithashtu tha se Missouri vërtetoi se Kina ndërmori hapa për të shtetëzuar fabrikat amerikane në Kinë për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse, gjë që kufizoi furnizimin për eksport dhe rriti çmimet e pajisjeve mbrojtëse në Perëndim.

Gjykatësi vuri në dukje se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Missouri në vitet 2020 dhe 2021. Ndërkohë, është ende e paqartë se si dhe kur zyrtarët e Missourit mund të veprojnë për të sekuestruar asetet kineze, përfshirë tokën, ashtu siç janë zotuar të bëjnë. /A2/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë