Një bujku në fshatin Leqinë të Skenderajt të shtunën i janë djegur 400 trupa me arrë dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes.
Kjo është bërë e ditur nga ana e Policisë së Kosovës në raportin e saj 24-të orësh.
“Eshtë raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.