Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka kërkuar që të ketë rinumërim të plotë në 15 vendvotime ku ka mospërputhje të nënshkrimeve.
Në mbledhjen e së hënës të KQZ-së, Elshani ka thënë se këto vendvotime janë të shpërndara në të gjithë Kosovën.
“Ka pranuar kërkesë të verifikimit të listës së votimit. Janë identifikuar 15 vendvotime që ka mospërputhje të nënshkrimeve. Këto 15 vendvotime rekomandojmë që të kenë një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike të shpërndara në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.
Elshani ka shtuar se është rekomanduar që edhe 35 vendvotime në Vushtrri të hidhen në rinumërim për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të votave.
Ndërsa kryesuesi i Sekretariatit, Besnik Buzhala, ka thënë se janë të gatshëm që nga ora 16:00 të fillojë rinumërimi i votave në të gjitha 50 vendvotimet./Indeksonline/