
Ish nënkryetari i komunës së Mitrovicës, tash asamblist i Kuvendit komunal, Faruk Mujka, posedon pasuri goxha të madhe sipas deklarimit në AKK, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Mujka posedon hiq më pak se tri banesa, një shtëpi e veturë.
Mujka ka deklaruar tri banesa, dy në emrin e tij e një në emër të bashkëshortes, kurse një shtëpi në emrin e prindit në vlerë 200 mijë euro.

Mujka posedon edhe një veturë të tipit Passat në vlerë 4500 euro.

Po ashtu Mujka ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.













