Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti i vetëdijshëm se i nevojiten “bisedimet” për Qeverinë e re, PDK do që të qeverisë me opozitën, por LDK e kërkon kryeministrin

11/03/2025 - 12:55
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti i vetëdijshëm se i nevojiten “bisedimet” për Qeverinë e re, PDK do që të qeverisë me opozitën, por LDK e kërkon kryeministrin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk ka bisedime, por ka qëndrime më të qarta të partive politike për Qeverinë e re të vendit, mbi një muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Albin Kurti beson se ai dhe partia e tij do të vijojnë të udhëheqin me vendin, megjithëse e di se për këtë nevojiten “bisedime” me partitë opozitare pas certifikimit të rezultateve. PDK-ja do ta presë dështimin e mundshëm të LVV-së për të provuar që Qeverinë e re ta bëjë pa këtë parti. Me të nuk do bashkëpunim as LDK-ja, që megjithatë kërkon pozitën e kryeministrit dhe një Qeveri me mandat të plotë, në rast të një koalicioni qeveritar me partitë opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë e re të vendit, thotë kryetari i kësaj partie, Albin Kurti. Tani, ai i përmend bisedimet, të cilat tha se do t’i bëjë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha ai të hënën, pa u ndalur para gazetarëve të cilët ishin të interesuar për idetë e tij për përbërjen e Qeverisë së re.

Një javë më parë, Kurti thoshte se pas certifikimit të rezultateve do të uleshin për “ta parë rrugën përpara”, ndërsa shtonte se “nuk ka ndryshuar situata” që LVV-ja të ketë “qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve”.

Partia Demokratike e Kosovës do ta presë radhën, tha kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Bedri Hamza, i cili përsëriti se LVV-ja e ka e para të drejtën që të përpiqet ta formojë Qeverinë. PDK-ja, tha ai, nuk do të futet në Qeveri me ta.

“Nëse janë 48, edhe 10, bëjnë 58 – 61 nuk bëjnë”, tha ai, duke komentuar bindjen e Kurtit se partia e tij do ta formojë Qeverinë e re.

“Me Vetëvendosjen nuk shohim bashkëpunim. Nuk shohim pika të përbashkëta. Jo që është kjo inat politik. Nuk ka të bëjë me inate politike. Nuk ka të bëjë me vija të kuqe. Unë nuk kam parë program. Ata s’kanë garuar fare me program”, tha Hamza të martën në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Me partitë opozitare, ai tha se “mund të harmonizohen” programet.

“Shumë më e mundshme – edhe për shkak të programeve, edhe për shkak të numrave – është që opozita me e formu Qeverinë sesa ta krijojë atë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Pas një mbledhjeje që zgjati 5 orë, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se të martën i betonoi pozicionet se kjo parti nuk bën koalicion qeverisës me LVV-në dhe nuk hyn në koalicion me asnjë parti tjetër pa pozitën e kryeministrit dhe pa një mandat të plotë qeverisës.

“Dua ta qartësoj para mediave dhe qytetarëve të Kosovës që nuk kemi pasë asnjë takim me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos nuk kemi pasur takim me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vetë politik karshi Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta”, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media.

“Po ashtu, qëndrimi ynë elektoral e paraelektoral ka qenë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë tani. Dhe po ashtu kemi thënë se LDK nuk synon dhe nuk do të punojë për një Qeveri afatshkurtër, pra pa zgjidhjen e çështjes bazike të Presidentit, që përcakton dhe zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovës, LDK-ja nuk beson se do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare”, tha ai.

Abdixhiku tha se nuk do t’i përsërisin gabimet e kaluara dhe se interesi i tyre është të mbrohet interesi i LDK-së, pasi kështu, sipas tij, mbrohet edhe interesi i Kosovës.

Tha se mundësia për formimin e Qeverisë “i takon të parit” dhe se LDK-ja do të presë certifikimin e rezultateve dhe “veprimet e të parit”.

“Pas këtyre veprimeve do të keni edhe pozicionet tjerat ë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ju garantoj, ju garantoj që qëndrimet tona paraelektorale do të jenë qëndrime edhe paselektorale”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së tha se askush në këtë subjekt politik “nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjërën prej partive politike në nivel të komunikimit zyrtar”. “Kemi pasur komunikim të urimeve paszgjedhore, që janë normale, por jo komunikim zyrtar të diskutimeve për qeverisjen e ardhshme”, tha ai.

“Sa i përket Qeverisë, ne nuk jemi në pozicion të japim as ofertë, sepse s’duam të nisim çështje diskutimesh e pazaresh sepse jemi të pozicionuar në opozitë. Ky ka qenë verdikti i qytetarëve tanë”, tha Abdixhiku.

Ai i kërkoi LVV-së që “sa më parë” ta “prezantojë një shumicë para Kuvendit të Kosovës”.

Hamza i PDK-së, iu përgjigj këtij qëndrimi të LDK-së duke thënë se për të “prioritetet janë interesi i vendit, pastaj interesi politik”.

“I bie që vendi duhet të ketë institucione”, tha ai.

Tha se “që sonte” është i gatshëm të ulet me partitë me të cilat PDK ishte në opozitë dhe të bisedojë për “marrëveshje politike”.

Hamza tha se këtyre partive do t’u bëjë ftesa “edhe në kanale zyrtare” për bisedime për përbërjen e Qeverisë së ardhshme “e cila punon dhe i zbaton premtimet”.

Ai tha se te deklarimi i Abdixhikut lexoi se “ka vend për negociata”.

“Situata është e qartë. Partia Demokratike e Kosovës i ka 24 deputetë dhe partitë tjera të cilat kanë qenë në opozitë kanë më pak deputetë”, tha ai, duke shtuar se në rast se LVV-ja dështon, PDK-ja duhet “ta marrë iniciativën, ta krijojë dhe ta udhëheqë Qeverinë”.

Për pozitën e kryeministrit, ai tha se “dihet që i takon partisë që është më e madhe”. “Qytetari e ka caktuar një radhë”, jashtë së cilës, ai tha se nuk mund të dalë.

“Nëse ne e vendosim drejt interesin e vendit para interesit të partive politike, vendi do të ketë Qeveri”, tha Hamza, pasi theksoi se partitë garuan në zgjedhje “për të marrë përgjegjësi” dhe se duhet t’u qëndrojmë prapa përgjegjësive”. Ai e di se “nuk do të jetë e lehtë kushdo që do ta krijojë dhe do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme”.

Çështja e Presidentit, sipas Hamzës nuk duhet të “parashikohet”.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, e cila garoi në koalicion me Nismën, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, duket se e mban qëndrimin e partitë opozitare duhet ta formojnë Qeverinë e ardhshme të vendit. Më i paqartë mbetet qëndrimi i partnerit të tij të koalicionit parazgjedhor, Fatmir Limaj, i cili para disa javësh shprehu gatishmërinë për t’u futur në koalicion qeveritar edhe me LVV-në e Albin Kurtit./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

“Zafa” thirrje prokurorisë për shtesat: Vjedhje masive e miliona eurove nga disa hajdutë që s’jetojnë në Kosovë
Lajme

“Zafa” thirrje prokurorisë për shtesat: Vjedhje masive e miliona eurove nga disa hajdutë që s’jetojnë në Kosovë

13/01/2026 - 20:59
Detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së: Pati kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut
Lajme

Detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së: Pati kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut

13/01/2026 - 20:49
Gjykata Kushtetuese, 740 ditë pa vendim për Fondin Sovran, avokati Feka: Afati prej 60 ditësh ka përfunduar qysh moti
Lajme

Gjykata Kushtetuese, 740 ditë pa vendim për Fondin Sovran, avokati Feka: Afati prej 60 ditësh ka përfunduar qysh moti

13/01/2026 - 20:46
Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe
Lajme

Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe

13/01/2026 - 20:31
Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje
Kryesore

Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje

13/01/2026 - 20:09
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Lajme

Abdixhiku: Detyrohem me qëndru si kryetar nëse nuk pranohet dorëheqja

13/01/2026 - 20:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë