Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e punëtorit nga eksplodimi i gazit – aktakuzë kundër biznesmenit Jusaj dhe “Delta Group”

11/03/2025 - 15:48
në Lajme
A A
Vdekja e punëtorit nga eksplodimi i gazit – aktakuzë kundër biznesmenit Jusaj dhe “Delta Group”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë kundër biznesmenit të naftës, Vesel Jusaj, pas një hetimi lidhur me rastin tragjik ku humbi jetën mjeshtri që ishte thirrur nga vetë kompania për të rregulluar rezervuarin e gazit, i cili më pas shpërtheu.

Prokuroria në Pejë ka konfirmuar se ndaj biznesmenit Vesel Jusaj, si dhe kundër vetë kompanisë “Delta Group”, është deponuar tashmë një aktakuzë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Prokurorinë në Pejë, ku zëdhënësi Shkodran Nikçi ka konfirmuar se për këtë rast është ngritur një aktakuzë ndaj një personi dhe një firme.

“Është ngritur aktakuzë ndaj personit fizik dhe juridik. Akuzohen për veprat penale asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës,” tha ai shkurt për Insajderin.

Cilat janë akuza që Prokuroria i ka ngritur biznesmenit Jusaj?

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit menaxhues të kompanisë “Delta Group”, Vesel Jusaj, si dhe ndaj vetë kompanisë, për shkak të shkeljeve të rënda të sigurisë në vendin e punës, që çuan në vdekjen e punëtorit Visar Muriqi.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2024, në oborrin e kompanisë në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku për shkak të mungesës së masave mbrojtëse, ndodhi një shpërthim i gazit të pa inertizuar në një rezervuar. Punëtori Muriqi, i cili po kryente një prerje me frezë në pjesën e sipërme të rezervuarit, u ekspozua ndaj shkëndijave që shkaktuan shpërthimin fatal.

Prokuroria akuzon Jusajn si person përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, duke e ngarkuar me veprën penale të “Asgjësimit, dëmtimit ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimit të sigurisë në vendin e punës” nga neni 358, paragrafi 3 dhe 2 i Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkohë, edhe kompania “Delta Group” SH.P.K. është vënë nën përgjegjësi penale për të njëjtën vepër.

Prokuroria pretendon se drejtuesit e kompanisë nuk kanë hartuar dhe zbatuar procedurat e nevojshme për punë të sigurt dhe nuk kanë siguruar që detyrat e rrezikshme të kryheshin nga persona me njohuritë e duhura, duke e çuar punëtorin drejt një aksidenti fatal.

Çka thuhej në kallëzimin penal?

Pas një hetimi të hollësishëm mbi shpërthimin tragjik të ndodhur më 11 tetor 2024 në kompaninë “Delta Group” në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ishte paraqitur kallëzim penal ndaj drejtorit menaxhues të kompanisë, Vesel Jusaj, dhe vetë subjektit juridik për shkelje të rënda të sigurisë në punë.

Sipas raportit hetimor, Visar Muriqi, punëtor i kompanisë, humbi jetën në vendngjarje kur, gjatë prerjes me frezë të një cisterne gazi, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Ekspertiza tregon se cisterna nuk ishte inertizuar siç kërkohet për sigurinë teknike, çka solli përhapjen e gazit dhe shkaktimin e eksplozionit fatal.

“Për shkak të eksplodimit të madh, trupi i viktimës kishte përjetuar dëmtime të mëdha dhe shpërndarje të pjesëve të trupit në hapësirën përreth në perimetër deri në 80 metra”, thuhet në raport.

Pavarësisht kësaj, persona të tjerë nuk pësuan lëndime të rënda.

Në vendngjarje dolën njësitë policore, hetuesit e krimeve, inspektorët e punës dhe ekspertët e energjisë, të cilët konstatuan se nuk ishin zbatuar masat e duhura të sigurisë. Po ashtu, analizimi i kamerave të sigurisë tregoi se punët për prerjen e cisternës kishin nisur në orën 08:17 dhe se shpërthimi ndodhi në orën 08:54, moment në të cilin punëtori humbi jetën menjëherë.

Më 21 tetor 2024, Inspektorati i Energjisë dhe Ministria e Ekonomisë nxorën një raport mbi mbikëqyrjen e sigurisë, ku theksohej se gjatë inspektimeve të mëparshme ishin vërejtur shkelje në përdorimin e cisterneve me presion, por nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese nga kompania.

Për këtë rast, Gazeta Insajderi ka kontaktuar biznesmenin Vesel Jusaj, për të mësuar nëse do të pranojë fajësinë, apo do të vazhdojë në procesin e rregullt gjyqësor. Megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Megjithëse nuk foli për Insajderin, ai ka dhënë një deklaratë për Inspektoratin e Punës.

Drejtori menaxhues i kompanisë “Delta Group” SH.P.K., Vesel Jusaj, ka deklaruar para inspektorëve të Punës se nuk ka dhënë urdhër për rregullimin e cisternës ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën Visar Muriqit më 11 tetor 2024.

Sipas deklaratës së tij, Jusaj ka thënë se nuk ishte në dijeni për punimet që po kryheshin në cisternë dhe se asnjë punëtor i kompanisë nuk kishte marrë ndonjë udhëzim prej tij për këtë çështje.

Ai ka shtuar: “Unë kisha një cisternë (rezervuar) jashtë funksionit për më shumë se 15 vjet, e cila ishte vendosur jashtë objektit afarist (livadh), e zbrazur dhe me ventilat të hapur për ajrosje gjatë gjithë atyre viteve. E desha ta modifikoj atë për ta futur në përdorim dhe që të funksiononte me derivate të naftës”.

Në lidhje me këtë, Jusaj ka treguar se e njihte personin me inicialet B.R., pasi ky kishte punuar më parë për të në aktivitete të tjera të saldimit. Ai ka biseduar me B.R. për mundësinë e modifikimit të cisternës dhe B.R. ka pranuar të kryejë punën për rregullimin e saj.

“Me B.R. nuk kam lidhur ndonjë marrëveshje me shkrim, por vetëm marrëveshje gojore/verbale, pra nuk kemi biseduar as për çmim,” ka shtuar Jusaj.

Ai ka potencuar se B.R. ka ardhur për ta parë cisternën dhe e ka pranuar punën.

Duke përshkruar ngjarjen e shpërthimit, Jusaj ka thënë: “Më 11 tetor 2024, rreth orës 9:00, derisa isha në brendësi të objektit në zyrë, kam dëgjuar një shpërthim të madh dhe e gjithë ndërtesa ka ushtuar. Kam dalë jashtë dhe kam pyetur në pompë se çfarë ka ndodhur, por ata nuk dinin gjë, ashtu siç isha unë, thjesht e kemi dëgjuar shpërthimin.”

Jusaj ka shtuar se ka shkuar përtej rrugës dhe ka vërejtur se aty kishte gjymtyrë të trupit të një njeriu.

Ai menjëherë ka shkuar te B.R., prapa pompës, dhe e ka pyetur se çka ka ndodhur. B.R. i ka thënë se shpërthimi ka ndodhur dhe se nuk e dinte ku ndodhej Visar Muriqi. Jusaj e ka larguar B.R. nga aty dhe i ka qëndruar pranë duke i ndihmuar me ujë. Ai ka thënë se ka dashur ta dërgojë B.R. në spital, por ai nuk ka pranuar, kështu që Jusaj ka thirrur menjëherë policinë dhe ka kërkuar ndihmën e parë.

Jusaj ka specifikuar se cisterna ka pasur një kapacitet prej rreth 28 mijë litra dhe ishte e vendosur rreth 80 metra larg pompës.

“Ajo ka qenë mbi tokë dhe e zbrazët në momentin e shpërthimit”, tha ai.

Biznesmeni Jusaj është shprehur se përgjegjësia për këtë proces nuk bie mbi të, pasi nuk kishte dhënë asnjë autorizim për punën që po kryhej në cisternë.

JU REKOMANDOJMË

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri
11/07/2026 - 20:29

Policia e Shqipërisë njofton se ka gjobitur dy të rinj pasi dyshohet se rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese afër bregut. Të dy në total u gjobitën...

Më shumëDetails

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”
11/07/2026 - 20:17

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin...

Më shumëDetails

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja
11/07/2026 - 20:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar të shtunën në Podujevë. Ai atje ka parë nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë. Në një moment, Kurti...

Më shumëDetails

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
11/07/2026 - 19:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, sipas të cilit nuk ka kolona apo pritje të gjata...

Më shumëDetails

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë
11/07/2026 - 19:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pos tjerash ka ofruar 50 mijë euro si garanci financiare (dorëzani) në kuadër të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata...

Më shumëDetails

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit
11/07/2026 - 19:31

SHBA-ja thotë se Irani duhet të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe të zotohet të ndalojë së qëlluari anijet tregtare. Në një konferencë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë