Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se do ta përkrahin protestën e thirrur nga OVL e UÇK-së lidhur me pakënaqësitë për mos përfshirjen në ligjin për Pagën Minimale pensionit të veteranëve në Ligjin për rritjen e pagës minimale.
Krasniqi thotë se Kurti dhe Qeveria e tij vazhdimisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e UÇK-së.
“Albin Kurti dhe Qeveria e tij, vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, Kryeministri Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit prej tyre”, ka thënë ai.
Tutje ai shton se protesta është legjitime dhe e drejtë dhe se Kurti ka shkelur dinjitetin e veteranëve.
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë dhe veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon.
“Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta”, tha Krasniqi nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook.













