Në ditën e fundit të bisedimeve në Kanada, janë mbledhur ministrat e Punëve të Jashtme të shtatë vendeve që përfshijnë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Japoninë, Kanadanë, si dhe fuqitë evropiane me mosmarrëveshje, lidhur me çështjen e formulimit të deklaratës së përbashkët për Rusinë dhe luftën në Ukrainë.
Në këtë mbledhje, ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joy, përfaqësuese e Kanadasë, u shpreh se G7-a duhet të mbështesë Ukrainën kundrejt agresionit të Rusisë.
Kurse SHBA-ja ka refuzuar të bëjë akuza të hapura ndaj Moskës, duke cilësuar gjuhën e përdorur si armiqësore.
Kjo gjuhë e kujdesshme nga SHBA-ja, vjen pikërisht në kohën kur presidenti Trump, po përpiqet të arrijë një armëpushim mes të dyja vendeve.
Agresioni i Rusisë dënohej më parë në deklaratat e përbashkëta nga G7-të, derisa në deklaratat e fundit reflektohet një ndarje mes administratës Trump dhe fuqisë Evropiane, për bartjen e përgjegjësisë për luftën.