Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burg për zyrtarin e Skenderajt për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh

15/03/2025 - 10:51
në Lajme
A A
Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burg për zyrtarin e Skenderajt për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me një vit burgim për Kujtim Bekajn, zyrtar i Gjendjes Civile në Skenderaj, i akuzuar për korrupsion.

Me 24 janar,  Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte shpallur fajtor Bekajn, duke u dënuar me një vit burgim efektiv, si dhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy vite.

Kujtim Bekaj akuzohet se gjatë viteve 2014-2017 ka regjistruar martesa pa përmbushur kushtet ligjore, ka falsifikuar të dhëna në dokumente zyrtare dhe i ka vërtetuar ato me nënshkrim dhe vulë zyrtare.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Bekaj, avokatit Sylejman Klinaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit K. B , Av. Sylejman Klinaku, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, P.nr.4/2020, i datës 20.03.2024, Vërtetohet” thuhet në dispozitivin e Apelit.

Kundër aktgjykimit të Themelores është ushtruar ankesë nga avokati Klinaku, sa i  përketë vendimit mbi sanksionin penal duke kërkuar zbutje të dënimit si dhe në të cilën ka kërkuar që dënimi plotësues të ndryshohet.

Sipas Klinakut, gjykata e shkallës së parë nuk i ka marrë parasysh rrethanat personale të të akuzuarit, pasi që i njejti është mbajtës i familjes dhe se gjendja e tij ekonomike është e dobët.

Kurse, Prokuroria ka kërkuar që ankesa të refuzohet dhe që aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Sipas Apelit, gjykata themelore ka vlerësuar drejtë rrethanat rënduese pasi që i akuzuari ka vepruar me dashje direkte.

“Të gjitha këto rrethana sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate japin bazë të mjaftueshme që arsyetojnë shqiptimin e dënimit nga gjykata e shkallës së parë si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar”, thuhet në vendimin e Apelit.

Tutje, gjykata e shkallës së dytë vlerëson se dënimi i shqiptuar është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore apo pasojave të shkaktuara.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 janar 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Kujtim Bekaj, i cili në pikën e parë të aktakuzës, ngarkohet se prej vitit 2014 deri në vitin 2017, në pozitën e zyrtarit të gjendjes civile, në Komunën e Skenderajt, ka bërë lidhjen e martesave të personave kosovarë me persona me shtetësi të huaj, pa i plotësuar kushtet për lidhjen e martesës, duke mos qenë prezent personat për lidhjen e martesës, dëshmitarët, përkthyesi, pa u vertetuar identiteti i personave, dhe lidhjet e martesave i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile dhe ka lëshuar certifikata martesore, për 45 raste gjithsej.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Bekaj ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Kujtim Bekaj akuzohet se prej vitit 2014 e deri në vitin 2017, në pozitën e zyrtarit të gjendjes civile pranë Komunës së Skenderajt, në dokumente zyrtare ka shënuar të dhëna të rreme për personat për të cilët ka përpiluar lidhje martesore, e më pas me nënshkrimin e tij dhe vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentet zyrtare.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Bekaj ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 434, paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë