Mësohen detaje ekskluzive nga mbledhja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me shefat e grupeve parlamentare të të gjitha partive.
Gazeta Blic merr vesh se shefat e grupeve parlamentare nga opozita kanë kërkuar që të formohet një ekip koordinues për veteranët, i përbërë nga Qeveria, përfaqësuesit e veteranëve dhe nga Komisioni Funksional- Komisioni për Buxhet.
Poashtu opozita kërkoi që seanca e sotme me vazhdu tjetër ditë.
Në anën tjetër, Vetëvendosje ishte kundër propozimit të dhënë nga opozita.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka bërë një zgjidhje të ndërmjetme.
Sipas burimeve të Gazeta Blic, Konjufca kërkoi kohë deri në ora 13:00 që të bisedojë me Qeverinë, ose duhet që më forcë të nxirren nga seanca deputetët e PDK-së e AAK-së, që e bllokuan foltoren e Kuvendit, me i njdek veteranët, ose që të pranohet zgjidhja
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për Gazeta Blic, pas takimit me Konjufcën ka theksuar se u vendos që “seanca shtyhet deri në ora 13:00, pasi të konsultohet Glauku me qeveri për seancën”.“Ne takim me shefat e grupeve dhe Glaukun e patëm këtë pozicion:
– Seanca sot nuk do të ndodh, ne nuk tërhiqemi;– Urgjentisht, Komisioni për Buxhet të ulet me Ministrinë dhe Veteranët me diskutua Ligjin dhe ta përmirësojnë;
I njoftova që kemi amendamentet tona si pozicione rreth Ligjit;– Nuk pranuam që të shtyhet seanca sot e të nis më vonë;
Seanca shtyhet deri në ora 13:00, pasi të konsultohet Glauku me qeveri për seancën”, ka theksuar ai.













