Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari Elez Biberaj thotë se Zëri i Amerikës “u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale”

15/03/2025 - 19:28
në Kryesore, Lajme
A A
Gazetari Elez Biberaj thotë se Zëri i Amerikës “u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të kufizoj median e njohuri “Zëri i Amerikës” (VOA). Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur Elez Biberaj, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, ky vendim do të ketë pasoja të rënda për imazhin dhe interesat globale të SHBA-së, si dhe për promovimin e vlerave demokratike në botë.

“Vendimi për të shpërbërë një nga asetet më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëme të thella për imazhin e SHBA-së” – tha ai mes tjerash.

“Zëri i Amerikës, një farë shprese dhe të vërteteje për qindra miliona njerëz në mbarë botën, u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur besnikërisht politikat amerikane, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh për miliona njerëz në rajone të privuara nga informacioni. Vendimi për të shpërbërë një nga asetet më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëme të thella për imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike – dëme që asnjë kundërshtar nuk mund t’i arrijë kurrë. Sot shënon një kapitull të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.” – ka shkruar Biberaj.

Lëvizja, sipas mediave ndërkombëtare, vjen pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv të premten nga Trump që udhëzon USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera pak të njohura që të reduktojnë operacionet e tyre në minimumin e mandatuar nga ligji, duke thënë se ishte e nevojshme të tkurret burokracia.

Si pasojë, një numër i madh gazetarësh të Zërit të Amerikës janë vendosur në pushim të pacaktuar.

JU REKOMANDOJMË

Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP – tërhiqet nga marketet

Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP – tërhiqet nga marketet
19/04/2026 - 18:43

Alarm për sigurinë ushqimore në Austri, pasi në një kavanoz me ushqim për foshnje është zbuluar helm për minjtë. Policia bëri të ditur se substanca toksike u identifikua...

Më shumëDetails

Osmani në Antalya e takon presidentin Sharif, e vlerëson Pakistanin për rolin në negociatat SHBA-Iran

Osmani në Antalya e takon presidentin Sharif, e vlerëson Pakistanin për rolin në negociatat SHBA-Iran
19/04/2026 - 18:39

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, në kuadër të “Antalya Diplomacy Forum”. Ajo ka bërë të ditur se...

Më shumëDetails

Dalin pamjet, si nisi zjarri te ndërtesa në Tiranë që dogji 30 banesa

Dalin pamjet, si nisi zjarri te ndërtesa në Tiranë që dogji 30 banesa
19/04/2026 - 18:21

Janë publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit të zjarrit që “përpiu” gjysmën e pallatit 12-katësh në Tiranë, pak ditë më parë. Sipas videos, flakët kanë nisur nga mbeturinat...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së për VV-në: Këta janë manipulantë fantastikë

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
19/04/2026 - 18:09

Nesër me fillim nga ora 11:00 kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministër i Kosovës Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun,...

Më shumëDetails

Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çuan Mirton drejt vdekjes, sekretet e fshehura në “dhomën 10”

Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çuan Mirton drejt vdekjes, sekretet e fshehura në “dhomën 10”
19/04/2026 - 17:27

Autoritetet greke po përpiqen të bashkojnë pjesët e enigmës për të formuar pamjen e natës fatale të së hënës së Pashkëve në Argostoli, kur 19-vjeçarja me origjinë shqiptare,...

Më shumëDetails

Vetëplagoset me armë pa leje dhe mashtron policinë, arrestohet 36-vjeçari

Arrestohet i dyshuari: E kishte kanosur një grua përmes rrjeteve sociale
19/04/2026 - 17:15

Një ngjarje e pazakontë e ndodhur në zonën e Laprakës ka përfunduar me arrestimin e një 36-vjeçari, i cili tashmë përballet me akuza të rënda që lidhen me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    467 Shpërndaje
    Shpërndaje 187 Tweet 117
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, këto janë cmimet për sot dhe nesër

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë