Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka shprehur konsideratën për veteranët dhe për të gjithë ata që kontribuan për shtetin e Kosovës.
Ai tha se problem për veteranët është numri i madh i tyre.
“Numri i veteranëve të UÇK-së është i fryrë”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij, Kosova ndan rreth 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, më shumë se sa ndanë buxhet për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Ai tha se nuk mund ta mashtrojmë askënd, dhe nuk duhet ta mashtrojmë askënd.
Sipas tij, pjesëmarrës ka më shumë se 60 mijë në luftë, por veteran ka shumë më pak.












