Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së: Pamjet e shoqërimit të ish-presidentit Thaçi nga pjesëtarë të shumtë të EULEX-it, na lënduan

16/03/2025 - 11:36
në Kryesore, Lajme
A A
Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së: Pamjet e shoqërimit të ish-presidentit Thaçi nga pjesëtarë të shumtë të EULEX-it, na lënduan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, e ka quajtur të pahijshme shoqërimin e ish-presidentit Thaçi me pjesëtarë të shumtë të EULEX-it.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Syla ka thënë se si bashkëluftëtarë janë lënduar me ato pamje, teksa kritika ka edhe për gjuhën e përdorur për luftëtarët e UÇK-së. Sipas tij, ky narracion është krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Realisht jo veç ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës por edhe shumë qytetarë tjerë nuk kanë pritë mirë ato pamje, atë dramë. Meqenëse zotëri Thaçi dhe të tjerët që sot gjykohen në Hagë dhe në drejtësi thuhet se ekziston prezumimi i pafajësisë, meqenëse se nuk ka një verdikt final për zotëri Thaçin dhe të tjerët, ajo sjellje e atyre policëve, truprojave tjerë në atë numër të madh e sjellje jo të hijshme, na ka lëndua neve si bashkëluftëtarë, nuk kemi pasur dëshirë ta shohim presidentin tonë i cili ka shkuar vullnetarisht iu ka përgjigj ftesës së Hagës e me pa në atë gjendje. Ka qenë shqetësuese për neve, nuk e kemi pritur fare mirë dhe kjo vetëm sa na ka dëmtua atë plagën që ne e konsiderojmë si plagë trajtimin si veteranë dhe luftëtarë të lirisë që gjykohen në Hagë për krime të supozuara e njëkohësisht me u trajtua në atë formë, për ne ka qenë tepër dëshpëruese dhe fyese ajo çka ka ndodh në QKUK”, ka thënë Syla.

Ai thotë se narracioni ka ardhur si pasojë e fyerjes së luftëtarit të lirisë dhe prijësve të UÇK-së.

“Ky narracion ka ardhur prej njerëzve që sot janë në pushtet, konkretisht prej partisë e cila udhëheq me shtetin edhe sjellje e papranueshme që sot të fyhet luftëtari i lirisë, prijësit e UÇK-së prej qytetarëve të vendit tonë, për shkak se ajo gjithë sakrificë që është bërë përçka edhe ata po trajtohen në Hagë e që është liria që me i dhënë mundësinë secilit me u shpreh lirshëm, me jetu lirshëm e me i rrit fëmijët në liri e me ardhë deri tash në këtë moment me u fye ajo luftë dhe ajo sakrificë e këtyre njerëzve, është e papranueshme”, ka thënë Syla.

Ai thekson se në mesin e atyre që fyhen ka dhe nga ata ish luftëtarë që kanë humbur gjymtyrët.

“Është tepër dhimbshme, leje që fyhemi ne të gjallët, ne që jemi të shëndetshëm, por fatkeqësisht fyhen edhe ata që kanë humbur gjymtyrët e tyre, që i kanë lënë nëpër istikame e kanë derdh gjak. Ne nuk kemi koment, këta njerëz veç njerëz normal nuk janë që dinë të bëjnë aso komente, ata janë njerëz me gjasë nuk e kanë dashur asnjëherë lirinë e as nuk e kanë dashur vendin tonë, vetëm se kanë qenë të fshehur edhe tashmë me qasjen e këtij pushteti, këta veçse e kanë treguar vetveten e tyre dhe atë mllefin që këta e kanë pasur ndaj njerëzve që luftuan dhe dhanë gjithçka për vendin”, tha Syla për Ekonomia Online.

Syla nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së protestave pasi sipas tij procesi në Hagë është degraduar.

“Në fakt ne po presim konstituimin e Kuvendit për ta parë kastën e re politike a ka me lëvizë në atë drejtim që me kërkua ndonjëherë prej Gjykatës (Speciale) një llogaridhënie se çka po ndodh në Hagë, meqenëse ajo është e themeluar në Parlamentin tonë… nëse jo, nuk përjashtohen edhe protestat për shkak se është duke shkuar duke u degraduar ky proces, pra nuk përjashtohet mundësia ne me tregua një mbështetje gjithë popullorë, qoftë nevoja edhe me protesta”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik
Kryesore

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17/09/2025 - 13:39
Dy anëtarë të BIK-ut nën hetime”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve
Lajme

Dy anëtarë të BIK-ut nën hetime”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve

17/09/2025 - 13:30
Williams: Veton Surroi nuk më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Hashim Thaçi, asnjëherë
Lajme

Williams: Veton Surroi nuk më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Hashim Thaçi, asnjëherë

17/09/2025 - 13:20
Faton Peci ndërpreu memorandumet me OJQ-të pas akuzave për korrupsion (DOKUMENT)
Kryesore

Faton Peci ndërpreu memorandumet me OJQ-të pas akuzave për korrupsion (DOKUMENT)

17/09/2025 - 13:11
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Antidroga në Prizren godet rrjetin: Rreth 512 kg marihuanë gjenden brenda një shtalle

17/09/2025 - 13:05
Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
Lajme

Bajrami: Rubin me dëshmi autentike rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

17/09/2025 - 12:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë