Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj i shpreh ngushëllime Thaçit: Humbja e prindit në kushte burgu është dhimbje e papërshkrueshme

17/03/2025 - 14:27
në Lajme
A A
Molliqaj: Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë – do ta kundërshtojmë një projekt të tillë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Humbja e prindit në kushte burgu është dhimbje e papërshkrueshme, ka shkruar Dardan Molliqaj, në shprehjen e tij të ngushëllimeve për Presidentin Hashim Thaçi, pas vdekjes së babasë së tij, Haxhi Thaçit.

Molliqaj e quajti “padrejtësi” atë që Thaçi ishte larg e në pamundësi për të qenë i pranishëm gjatë gjendjes së rëndë shëndetësore pasa të ndërronte jetë.

Postimi i plotë:

Shprehim ngushëllimet më të përzemërta familjes Thaçi, për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Por, njëkohësisht, reflektojmë edhe për betejën e përhershme mes lirisë dhe padrejtësisë, mes kujtesës dhe harresës, mes atyre që ndërtuan këtë vend dhe atyre që sot mundohen ta zhbëjnë të vërtetën e tij.

Humbja e prindit në kushte burgu është një dhimbje e papërshkrueshme. Të mos jesh pranë në çastet e fundit, të mos ia dëgjosh fjalët e fundit, të mos e shohësh shikimin e fundit, është një barrë që peshohet rëndë mbi njeriun. Ky fenomen ka qenë prezent tek të burgosurit politik në kushtet e pushtimit, dhe sot po i ndodhë njerëzve që udhëhoqën luftën. Dhe ky nuk është thjesht një fat i keq – është padrejtësi.

Haxhi Thaçi ndërroi jetë larg birit të tij, në një sistem që nën petkun e drejtësisë po riprodhon forma të reja të padrejtësisë. Ky mekanizëm e ka zëvendësuar dhunën me burokraci, me seanca të pafundme e një proces të padrejtë e të stërzgjatur.

Gjykata Speciale nuk është drejtësi. Është një mjet politik që nuk njeh historinë e lëvizjeve çlirimtare dhe të së drejtës për liri. Ajo ka vënë në shënjestër ata që guxuan të ngrinin krye, duke i ndarë nga familjet e tyre, nga populli i tyre, nga historia e tyre. Në emër të një drejtësie të shtrembëruar, ajo po përdoret për të tkurrur kujtesën tonë kolektive, për të minuar çdo frymë të rezistencës.

Liria nuk është vetëm mungesë prangash. Liria është të jesh aty ku historia të ka vendosur, pranë njerëzve të tu, mes atyre që e ndërtuan këtë vend me mund, gjak dhe dashuri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë