Presidenti Amerikan Donald J. Trump iu ka dërguar paralajmërim e fundit si duket regjimit islamist të Iranit duke iu bërë me dije se pretendimet e tyre se nuk kontrollojnë terroristët Houthi në Jemen nuk pijnë ujë.
“Çdo e shtënë nga Houthi tani e tutje do të konsiderohet si qitje nga armët të Iranit që edhe do të mbahet përgjegjës dhe do t’i vuaj pasojat. Dhe ato pasoja do të jenë të lahhtarshme!” – ka shkruar presidenti amerikan Trump të hënën.
Presidenti Amerikan javën e kaluar kishte dërguar letër kreut të Iranit, Ajetollahut Ali Khamenei, me ofertë për dialog për ujdi që ishte refuzuar nga regjimi teokratik islamist i Teheranit.
Me marrjen e detyrës së presidentit, Trump ka rikthyer strategjinë e presionit maksimal ndaj regjimit sponsor të terrorizmit global.
Fundjavën e kaluar SHBA kishin shënjestruar dhe goditur rënë organizatën vazale terroriste pas sulmeve të vazhdueshme piraterie në Detin e Kuq që nga tetori i 2023’së./gazetametro