Veteranët e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës raportohet se kanë nisur të përplasen me Policisë, duke tentuar të hyjnë brenda.
Faton Klinaku nga OVL-ja u ka kërkuar veteranëve që të qetësohen dhe të mos bëjnë presion mbi zyrtarët policorë.
Ndryshe, Klinaku e ka pranuar ftesën për takim nga njëra prej këshilltareve të kryeministrit Kurti. Gjatë pranimit të ftesës, Klinaku ka deklaruar se ftesën do ta shqyrtojnë në organet e organizatës.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë.













