Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Smakiqi: Qasja e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, është arbitrare, po keqtrajtohet politikisht!

18/03/2025 - 17:40
në Lajme
A A
Smakiqi: Qasja e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, është arbitrare, po keqtrajtohet politikisht!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale nuk i dha leje ish-Presidentit, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, kanë sqaruar situatën e mosardhjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, në varrimin e të atit.

DHSK-ja sqaron se korniza ligjore i lejon të paraburgosurit të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye detyruese humanitare.

“Gjyqtarët e miratuan këtë rregull bazuar në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, duke përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave.

Në lidhje me mungesën e ish-Presidentit Thaçi në cermoninë mortore të babait të tij dhe arsyet se pse ai s’është lejuar nga Gjykata Speciale ka folur për“Gazeta Blic” avokati kosovar, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi tha se asnjë arsyetim ligjor nuk ekziston në rastin konkret nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai tha se mbështetur në deklaratën e kryeavokatit të tij, Mishetiq, i njëjtt edhe pse e ka dërguar kërkesën dje në ora 14:00, kjo kërkesë nuk është shqyrtuar dhe është neglizhuar edhe pse rrethanat ishin të natyrës urgjente.

“Asnjë arsyetim ligjor nuk ekziston ne rastin konkret nga ana e Dhomave te Specializuara të Kosovës ne Hage, pasiqë mbështetur në dekleratën e Kryeavokatit të Ztr.Misetic ai edhe pse e kishte dorëzuar kërkesen dje me date 17.03.2025 ne orën 14:00 trupi gjykues as gjyqtarja e Procedures Parprake as që e kanë shqytuar e kanë neglizhuar edhe pse kerkesa dhe rrethanat faktike kanë qenë të natyres urgjente” deklaroi avokati Smakiqi.

Ai tha se në rastin konkret qasja ndaj Thaçit nga ana e Gjykatës Speciale është arbitrare.

Smakiqi potencoi se Thaçi është duek u keqtrajtuar politikisht.

“Konsideroj se në rastin konkret e gjithë qasja ndaj zotit Thaçi nga ana e Gjykates Speciale është arbitrare kundër nenit 5 te Konventes për Mbrojtjene e Te Drejtave Themelore te Njeriut në kundershtim me nenin 31 te Kushtetutës së Kosoves nenin 129 dhe çdo standardi njerëzor e human.Hashim Thaçi është duke u keqtrajtuar politikisht e persekutuar e poshtëruar e bashke me të dhe historia e luftës per liri, historia e shtetit te Kosovës” deklaroi avokati Smakiqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Me datën 13 mars, ish-Presidenti Thaçi u lejuar të vinte për disa orë në Kosovë që të vizitonte babain e tij të sëmurë në QKUK.

Kjo vizitë u shoqërua me masa të rrepta siguria nga ana e Gjykatës Speciale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë