Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është gjobitur me 3 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ministria e drejtuar nga Rozeta Hajdari është gjobitur për kufizim në qasje në dokumente publike.
Dokumenti është publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj.
Në vendim thuhet se kjo ministri obligohet në afat prej 30 ditësh të paguajë gjobën përndryshe mjetet merren përmes përmbaruesit privat.