Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar lidhur me situatën në LDK, ku dje Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës dhe tani ka fituar mandatin e deputetit, kërkoi lidership të ri për LDK-në.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se “LDK-në njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri”.
Postimi i saj i plotë:
LDK- jeta jonë që nuk falet!
LDK-në njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri.
E kryqëzuan LDK-ën rugoviane!
Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.!
LDK është jeta jonë që nuk falet!












