Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tifozët Kuq e Zi me ankesa e kërkesa ndaj FShF-së, duan ndërprerjen e bashkëpunimit me Serbinë

19/03/2025 - 18:35
në Lajme, Sport
A A
Tifozët Kuq e Zi me ankesa e kërkesa ndaj FShF-së, duan ndërprerjen e bashkëpunimit me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tifozët e kombëtares shqiptare kanë ngritur shqetësime të mëdha ndaj mënyrës sesi po trajtohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kritikat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës në shpërndarjen e biletave, shkeljen e strukturave të vendosura të tifozërisë dhe situatën rreth bashkëpunimi me Serbinë për Kampionatin Evropian U21 2027.

Tifozët kanë theksuar se procedurat aktuale të shpërndarjes së biletave duken të padrejta dhe diskriminuese, duke lënë jashtë vëmendjes grupe të rëndësishme si Tifozat Kuq e Zi që ndër vite kanë mbështetur kombëtaren me përkushtim të pashoq.

Për më tepër, ata shprehin shqetësim për një mungesë të qartë komunikimi dhe përjashtimi të paarsyeshëm, që po dëmton ndjeshëm atmosferën në stadiume.

Një tjetër pikë kritike është bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë për organizimin e Evropianit U21 2027.

Ky konsiderohet si veprim i papranueshëm nga tifozët, të cilët e quajnë një fyerje ndaj popullit shqiptar, duke marrë parasysh të kaluarën historike dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me Serbinë.

Pikat e kritikës:

1/ Mungesa e transparencës në shpërndarjen e biletave:

Procedurat aktuale të shpërndarjes duken të rastësishme dhe të pandershme. Tifozeritë e organizuara si TKZ, të cilat prej vitesh e mbështesin Kombëtaren me shpirt e zemër, po neglizhohen ose po diskriminohen.
2/ Shkelja e strukturave të vendosura të tifozërisë:

Në vend që të pranohen tifozëritë e organizuara si një pjesë thelbësore e kulturës së mbështetjes, po përjashtohemi përmes mungesës së komunikimit dhe shpërndarjes së padrejtë të biletave. Kjo jo vetëm që dëmton motivimin e grupeve të tifozëve, por edhe atmosferën në stadiume.
Veçanërisht shqetësuese është se na janë marrë biletat nën petkun e “Gjithëpërfshirjes” pa asnjë komunikim zyrtar. Ky hap nga ana jonë konsiderohet qartësisht si hakmarrje për qëndrimin tonë kritik ndaj bashkëpunimit me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U21 2027.
3/ Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U21 2027:

Mbështetja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për një bashkëpunim me Serbinë është e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese për ne.
Një bashkëpunim me një shtet që në të kaluarën e afërt ka kryer masakra të tmerrshme ndaj popullit shqiptar dhe që vazhdon të shfaqë armiqësi të hapur ndaj shqiptarëve, përbën një shkelje të çdo etike dhe norme morale.
Vendimi për të çuar përpara këtë bashkëpunim pa asnjë konsultim me tifozëritë e organizuara tregon për një mungesë respekti dhe përgjegjësie ndaj të gjithë atyre që prej vitesh qëndrojnë pasionuar pas Kombëtares.
Kërkesat tona:

1/ Një sistem transparent dhe i drejtë për shpërndarjen e biletave, që merr parasysh interesat e tifozerive të organizuara.

2/ Dialogje të rregullta mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupeve të tifozëve për të identifikuar problemet në kohë dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

3/ Natyrisht, ne kërkojmë me forcë që kjo bashkëpunim me Serbinë të mos realizohet dhe të ndërpritet menjëherë, pasi është një fyerje e rëndë ndaj gjithë tifozëve shqiptarë dhe një akt që bie ndesh me çdo parim moral e kombëtar.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: SHBA-ja nuk është hajgare, Kurti është i rreshtuar në anën e gabuar të historisë

Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen
04/06/2026 - 23:00

Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi ka komentuar opinionin e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati se Kosovës po i mbyllet dera për projektin e gazit...

Më shumëDetails

Peci “shkrihet” kur flet për Kurtin: Partneri më korrekt në jetën time

Peci “shkrihet” kur flet për Kurtin: Partneri më korrekt në jetën time
04/06/2026 - 22:50

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka thënë se “kurrë në jetën e tij nuk ka pasur partner më korrekt” se Albin Kurti. Këto deklarata ai i bëri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku nga Vushtrria: Gazi amerikan prioritet kombëtar për siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik

Abdixhiku nga Vushtrria: Gazi amerikan prioritet kombëtar për siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik
04/06/2026 - 22:44

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Vushtrri, ku ka prezantuar programin dhe zotimet e partisë për zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq
04/06/2026 - 22:31

Në “Pressing” të T7, ka pasur debat të ashpër në mes të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqajt dhe profesorit Blerim Latifi. Latifi i tha Moliqajt se ai i...

Më shumëDetails

Ligji për shtetësinë për 15 ditë ia shton Novobërdës 30 banorë

Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar
04/06/2026 - 22:23

Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota të mazhorancës dhe Listës Serbe që hyri në fuqi më 22 maj ka nisur të japë rezultatet e para....

Më shumëDetails

Rrahman Rama nga Gryka e Llapushnikut: Jo rasisht, në këtë vend kishin nisur fushatat zgjedhore të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Rrahman Rama nga Gryka e Llapushnikut: Jo rasisht, në këtë vend kishin nisur fushatat zgjedhore të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
04/06/2026 - 22:04

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama sonte në Grykën e Llapushnikut, tha se nga ky vend Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë nisur fushatat. Postimi i plotë:...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pse Bedri Hamza ka ‘fobi’ veriun? Jeton buzë tij, por asnjë ditë fushatë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë