Kardiologu i njohur Gëzim Berisha është emëruar sot në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar vet kardiologu Berisha.
“Po, jam emëruar U.D. Drejtorit i Spitalit të Mitrovicës” – tha Berisha për Gazetën Online Veriu.info.
Emërimi i Berishës në këtë pozitë erdhi pas shkarkimit nga pozita e drejtoreshës Laura Nushi.
Këto ndryshimet sipas informacioneve nga brenda spitalit vijnë për shkak të mungesës së NACL, si pasojë e sëcilës dje u anuluan disa operacione në këtë spital./Veriu.info/